Agjencia Zhurnal.mk.

Kinë-ShBA, do të zhvillohet takimi i zyrtarëve të lartë

Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur të mërkurën që më 18 mars në Alaskë, zyrtarë të lartë të Kinës dhe ShBA-së planifikojnë të zhvillojnë takimin e parë të drejtëpërdrejtë pasi Joe Biden-i u bë presidenti i ShBA-së.

 

“Më 18 mars unë do të takohem me drejtorin e Zyrës së Punëve të Jashtme të PKK-së Yang Jiechi dhe këshilltarin e Shtetit të Kinës Wang Yi në Alaskë, për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë ato për të cilat kemi mosmarrëveshje të thella,” shkroi në “Twitter” sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price, edhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së Jake Sullivan pritet të takohet me dy zyrtarët e lartë kinezë dhe të diskutojë shumë çështje me ta.

Pasi marrjes së detyrës nga presidenti Biden, një numër diplomatësh të lartë kinezë dhe amerikanë kanë dërguar sinjale pozitive për zhvillimin e dialogut.

Presidenti kinez Xi Jinping bëri një bisedë telefonike me homologun amerikan Joe Biden në prag të Festës së Pranverës, ku të dyja palët ranë dakord të ruajnë të hapura kanalet e komunikimit

Related posts

Ushtria ruse nuk kursen qytetarët, granaton spitalin psikiatrik në Kharkiv

D V

Inteligjenca çeke thotë se spiunimi rus u godit nga pandemia

D V

Palmer kërkon që Bosnja të shtyjë përpara reformën zgjedhore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More