Agjencia Zhurnal.mk.

Kina rithekson angazhimin në rrugën e zhvillimit paqësor

Një zëdhënës i ushtrisë kineze ritheksoi të martën përkushtimin e vendit në rrugën e zhvillimit paqësor dhe kritikoi Japoninë për zmadhimin e të ashtuquajturit “kërcënim nga Kina”.

Wu Qian, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje lidhur me librin e bardhë “Mbrojtja e Japonisë 2022” të publikuar nga Tokioja javën e kaluar.

Wu tha se libri i bardhë shpërfill faktet dhe është plot me paragjykime, duke e zmadhuar qëllimisht të ashtuquajturin “kërcënim nga Kina” dhe duke ndërhyrë rëndë në punët e brendshme të Kinës.

Pala kineze shpreh kundërshtimin e vet të fortë dhe i ka paraqitur pakënaqësinë e vet serioze palës japoneze, theksoi ai.

Kina është e përkushtuar në rrugën e zhvillimit paqësor dhe ndjek një politikë ushtarake që ka natyrë mbrojtëse dhe një udhëzues strategjik ushtarak të mbrojtjes aktive, tha Wu.

Sipas tij, struktura e mbrojtjes e Kinës synon të ruajë sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të saj dhe të ofrojë më mirë produkte të sigurisë publike për bashkësinë ndërkombëtare.

Zëdhënësi e kritikoi Japoninë për përpjekjet për ta rishikuar kushtetutën e vet pacifiste, për të rritur ndjeshëm buxhetin e mbrojtjes dhe për të zhvilluar aftësitë sulmuese.

Wu theksoi se çështja e Tajvanit është thjesht një punë e brendshme e Kinës, ku nuk lejohet ndërhyrja e huaj. Ishujt Diaoyu dhe ishujt e tjerë të lidhur me ta kanë qenë gjithmonë pjesë e territorit të Kinës, tha ai, duke shtuar që Kina ka sovranitet të padiskutueshëm mbi ishujt në Detin e Kinës Jugore dhe ujërat përreth tyre.

Ushtria kineze ka vendosmërinë, aftësinë dhe besimin për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, për të mbrojtur të drejtat e interesat detare dhe për të ruajtur paqen e qëndrueshmërinë në rajon, tha ai.

Wu i kërkoi Japonisë të reflektojë mbi historinë e saj të agresionit, të ndalojë fjalët e veprimet e gabuara për çështjet përkatëse dhe të fitojë besimin e fqinjëve të vet aziatikë e të bashkësisë ndërkombëtare me veprime konkrete.

Related posts

Të afërmit presin të burgosurit e liruar me amnistinë e Vitit të Ri budist në Mianmar

Xh M

New York Times kufizon përdorimin e fjalës “gjenocid” në lajmet mbi konfliktin Izrael-Palestinë

Xh M

SHBA i përgjigjet kërkesës së Autoritetit Palestinez për anëtarësim në OKB

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy