Agjencia Zhurnal.mk.

Kina regjistron rekord të infektimeve me koronavirus

Më 27 dhjetor, Kina ka regjistruar 162 raste të reja të infektimit me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë përgjatë gjithë vitit.

 

Autoritetet kanë raportuar 150 raste të infektimit në qytetin Xi’an, i cili ka izoluar 13 milionë banorët e tij javën e kaluar, pas raportimit të disa rasteve.

Sipas rregullave të fundit, njerëzit në Xi’an mund të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm në raste të rralla.

Secila familje duhet të zgjedhë një anëtar që mund të kryejë blerjet një herë në dy ditë.

E gjithë popullsia është testuar po ashtu disa herë për këtë virus.

Kina është duke zbatuar masa të ashpra në kuadër të politikës “zero raste me koronavirus”, dhe deri tani ka mbajtur pandeminë nën kontroll.

Për më shumë se një vit, situata me pandeminë në Kinë ka qenë dukshëm më e mirë sesa në shtetet tjera, pasi jeta e përditshme dhe ekonomia i janë kthyer normalitetit.

Mirëpo varianti Delta ka rritur shkallën e infektimeve në vjeshtë dhe tani varianti i ri Omicron duket se është edhe më përhapës.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ndonjë rast të infektimit me Omicron në Xi’an.

Ndërkohë, Pekini pritet të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore brenda pesë javëve.

Related posts

SHBA-ja sanksionon katër zyrtarë të inteligjencës iraniane

D V

“New York Times”: Bisedimet Kinë-ShBA mbi klimën, shembull i rrallë bashkëpunimi

Z H

Shpërthen vullkani në Ekuador

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More