Agjencia Zhurnal.mk.

Kina reagon për akuzat e ShBA-së  mbi gjurmimin e virusit

Ministria e Jashtme e Kinës reagoi të martën lidhur me  akuzat e ShBA-së ndaj Kinës mbi gjurmimin e origjinës së virusit të COVID-19, duke thënë që këto akuza nuk ishin as të besueshme e as shkencore.

 

Më 2 gusht, Michael McCaul, kryetari i republikanëve në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të ShBA-së, publikoi një raport, sipas të cilit “ka dëshmi të qarta që virusi ka dalë nga Instituti i Virologjisë i Wuhan-it para shtatorit 2019”.

Lidhur me këtë, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës u shpreh: “Raporti është bazuar në fakte të shtrembëruara dhe nuk sjell asnjë dëshmi. Ky raport nuk është i besueshëm ose shkencor. Ne shprehim kundërshtimin e prerë dhe dënimin e ashpër ndaj veprimeve të tilla “.

Në muajin shkurt, një ekip i përbashkët ekspertësh Kinë-OBSh bëri vizitë në Institutin e Virologjisë të Wuhan-it dhe pati shkëmbime të thella mendimesh me ekspertët atje. Anëtarët e këtij ekipi e vlerësuan lart hapjen dhe transparencën e institutit, duke arritur përfundimin kryesor në raportin studimor se ka jashtëzakonisht pak gjasa për daljen e virusit nga laboratori.

Deri tani 70 vende kanë deklaruar kundërshtimin e tyre për politizimin e gjurmimit të origjinës së virusit dhe kanë theksuar rëndësinë e mbështetjes për raportin studimor Kinë-OBSh, duke i dërguar letra sekretarit të përgjithshëm të OBSh-së. 
“Nëse kongresmenët amerikanë kanë qoftë edhe fare pak ndjenjë përgjegjësie për popullin e tyre, ata duhet ta nxisin qeverinë amerikane të publikojë të dhënat më të hershme të të prekurve nga sëmundja e pashpjegueshme e rrugëve të frymëmarrjes në Virxhinia dhe sëmundja e cigareve elektronike në Uiskonsin e Meriland në vitin 2019, si edhe të dhënat e ushtarakëve të sëmurë gjatë Lojërave Ushtarake Botërore në Wuhan,” tha zëdhënësi i diplomacisë kineze.

Ata duhet ta nxisin qeverinë amerikane të lejojë hetimet ndërkombëtare në laboratorin e Fort- Detrikut dhe mbi 200 biolaboratorët jashtë ShBA-së, shtoi ai.

Në fund ai u shpreh: “Me një fjalë, ne e nxisim ShBA-në të respektojë faktet e shkencën dhe të fokusohet te lufta kundër COVID19 e shpëtimi i jeteve.

Related posts

SHBA, 431 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Redaksia

Rusi: Vladimir Putin miraton strategjinë për t’iu kundërvënë ndikimit perëndimor

N E

Rumani: Katër viktima pas shpërthimit në një fabrikë të municionit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More