Agjencia Zhurnal.mk.

Kina: Lituania të mos marrë vendim të gabuar të pakthyeshëm

“Ne e nxisim Lituaninë të mbajë një qëndrim të drejtë mbi çështjen e Tajvanit dhe të mos marrë një vendim të gabuar e të pakthyeshëm”, tha të shtunën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin.

 

Ditët e fundit, në një përgjigje ndaj disa parlamentarëve europianë, presidenti i Këshillit Europian dhe presidentja e Komisionit Europian u shprehën se Brukseli është i shqetësuar për kritikat e Kinës mbi krijimin e zyrave lidhëse midis Lituanisë dhe Tajvanit, duke shprehur mendimin se ky vendim i Lituanisë nuk është kundër politikës së “Një Kine” të BE-së. Sipas tyre, “presionet e palës kineze ndaj anëtarëve të Bllokut janë të papranueshme”.

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me këto deklarata të liderëve të Brukselit, zëdhënësi i diplomacisë kineze Wang Wenbin komentoi se parimi i “Një Kine” është një konsensus i njohur gjerësisht në bashkësinë ndërkombëtare dhe themeli politik i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Kinës me vendet e tjera. “Ne i kundërshtojmë fort pretendimet e autoriteteve të Tajvanit për të krijuar ‘dy Kina’ ose ‘një Kinë, një Tajvan’ në arenën ndërkombëtare. Ne gjithashtu kundërshtojmë kategorikisht që çfarëdo vendi që ka marrëdhënie diplomatike me Kinën të zhvillojë shkëmbime zyrtare me autoritetet e Tajvanit. Ne e nxisim qeverinë lituane të mbajë siç duhet premtimin serioz politik që dha kur vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën dhe të mos marrë një vendim e gabuar dhe të pakthyeshëm. Ndërkohë, edhe pala europiane duhet të mbajë një qëndrim të drejtë, duke mos ndikuar në zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve Kinë-BE”, tha zëdhënësi Wang Wenbin.

Related posts

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Redaksia

Fauci: SHBA-ja mund ta vë nën kontroll pandeminë më 2022

Redaksia

Publikohen imazhet e para të pallatit të ri veror të Erdoganit – kushtoi 63 milionë euro dhe ka 300 dhoma

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More