Agjencia Zhurnal.mk.

Kina lëshon me sukses modulin laboratorik “Mengtian” të stacionit hapësiror

Kina nisi me sukses në orbitë të hënën pasdite “Mengtian”, modulin e dytë laboratorik të stacionit hapësinor kinez, duke u afruar një hap më pranë ndërtimit të këtij stacioni hapësiror brenda fundit të vitit.

 

Një raketë “Marshimi i Madh-5B”, që mbartte “Mengtian”-in, u nis më 15:37 sipas orës së Pekinit nga vendi i lëshimit të anijeve kozmike i Wenchang-ut në provincën Hainan të Kinës Jugore.

Rreth tetë minuta më vonë, moduli laboratorik u nda nga raketa mbartëse dhe hyri në orbitën e vet të paracaktuar. Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CMSA) e deklaroi misionin e nisjes një sukses të plotë.

Në dy orët e ardhshme, “Mengtian” do të takohet dhe do të lidhet me kompleksin e stacionit hapësiror në orbitë, që tani përbëhet nga moduli bazë “Tianhe” dhe moduli laboratorik “Wentian”, bëri të ditur CMSA.

“Mengtian” në gjuhën kineze do të thotë “Ëndrra Qiellore”. Ky modul laboratorik peshon mbi 20 tonë dhe ka një gjatësi 17.9 metra e një diametër maksimal prej 4.2 metrash. Ai mund të ndahet më tej në modulet e punës, burimeve e ngarkesës dhe kabinën e presionit të ajrit për mallra.

“Mengtian” është projektuar kryesisht për eksperimente shkencore. Ndryshe nga “Tianhe” dhe “Wentian”, ai nuk ka kabinë fjetjeje, por në vend të saj përmban shumë kabinete ku mund të kryhen qindra eksperimente.

Ky modul do të fokusohet në studimet shkencore të mikrogravitetit. Ai është i pajisur me kabinete laboratorike shumëdisiplinore për eksperimentet e fizikës së lëngjeve, të shkencës së materialeve dhe të djegies, të fizikës bazë dhe teknologjisë hapësinore.

Related posts

El Salvador tronditet nga fushata e shtypjes me 6,000 të arrestuar, të justifikuar me ‘vrasjet e bandave’

Xh M

OKB e alarmuar me zhvillimet në centralin bërthamor të kontrolluar nga forcat ruse

D V

Banorët hapin digat dhe përmbytin fshatin për të ndaluar trupat ruse

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More