Agjencia Zhurnal.mk.

Kina është e gatshme të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për të demonstruar frymën e re olimpike ‘më shumë unitet’. 

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha në një konferencë shtypi të enjten se sportistët nga e gjithë bota janë të mirëpritur për të treguar forcën tërheqëse të sporteve të akullit e borës në skenën e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

 

Ditët e fundit u mbajt me sukses në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, ceremonia e dorëzimit të flakës për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022. Më 20 tetor, flaka mbërriti në Pekin dhe pala kineze mbajti një ceremoni madhështore mirëseardhjeje.
Wang Wenbin tha se flaka e Lojërave Olimpike Dimërore mbërriti në Pekin, dhe flaka që mbart shpirtin olimpik do të transmetohet edhe një herë brenda dhe jashtë Murit të Madh, duke ndezur dritën e paqes dhe miqësisë në tokën kineze. Kina ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë përgatitje të plotë për të gjitha aspektet e Olimpiadës Dimërore të Pekinit.

Sipas zëdhënësit, në vitin 2008 Pekini organizoi një olimpiadë verore të mrekullueshme. Në shkurt të vitit të ardhshëm, pishtari i Lojërave Olimpike Dimërore do të ndizet në Pekin, dhe Pekini gjithashtu do të bëhet qyteti i parë në botë që organizon si olimpiadën verore, ashtu edhe dimërore, duke dhënë kontribut të ri lidhur me promovimin e shpirtit olimpik dhe të lëvizjes olimpike.

“Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit janë një ngjarje madhështore për të gjitha vendet e botës dhe një skenë për konkurrencën e ndershme të sportistëve globalë. Kina është e gatshme të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për të demonstruar frymën e re olimpike ‘më shumë unitet’. Ne kemi besim të plotë për t’i dhënë botës një olimpiadë të thjeshtë, të sigurt dhe emocionuese. Mirëpresim sportistët nga e gjithë bota për të treguar forcën tërheqëse të sporteve të akullit e borës në skenën e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit,” u shpreh Wang.

Related posts

Fauci nxit amerikanët të bëjnë dozën përforcuese të vaksinës

Z.H

Kryediplomatët e Kinës dhe ShBA-së zhvillojnë bisedime për Afganistanin e marrëdhëniet dypalëshe

Z.H

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon kthimin e përkohshëm të disa diplomatëve në Lviv

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More