Agjencia Zhurnal.mk.

Kina e revoltuar nga sanksionet e reja amerikane

Pekini ka dënuar sanksionet e reja amerikane dhe bëri të ditur se do të marrë “t’i gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur kompanitë kineze pasi Uashingtoni njoftoi një sërë veprimesh për të dënuar sjelljen e Kinës ndaj pakicës ujgure.

 

“Kina është shumë e pakënaqur dhe e kundërshton fuqishëm këtë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Vang Ji.

SHBA-ja ka vendosur dje sanksione ndaj kompanive nga Kina, Gjeorgjia dhe Turqia për veprime “në kundërshtim me interesat e politikës së jashtme të vendit amerikan”.

Ministria e Tregtisë, ndërkohë, tha se SHBA-ja kishte vendosur sanksione ndaj Akademisë kërkimore mjekësore ushtarake kineze.

Dokumenti thotë se sanksionet janë vendosur ndaj Akademisë kineze të kërkimeve mjekësore ushtarake dhe 11 instituteve të saj kërkimore në mikrobiologji, epidemiologji, toksikologji, bioinxhinieri, kontroll të sëmundjeve dhe madje edhe mjekësi veterinare për “përdorimin e proceseve bioteknologjike për të mbështetur ushtrinë kineze”. Agjencia citon gjithashtu informacione mbi “armët e mundshme për të kontrolluar trurin”.

“Këto veprime bien ndesh me interesat e SHBA-së në sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme”, bëri të ditur Departamenti i Tregtisë. 

Related posts

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

D V

Talibanët u kthyen – çka tash?

Redaksia

Gastronomët protestojnë në mbrëmje para Qeverisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More