Agjencia Zhurnal.mk.

Kina do të krijojë spitale të përhershme COVID-19 për frenimin afatgjatë të virusit

Kina planifikon të ndërtojë objekte të përhershme dhe më shumë pika testimi për COVID-19, për të forcuar aftësitë e parandalimit dhe kontrollit të COVID-19 në fazën e hershme, u shpreh kryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Ma Xiaowei.

Ai shtjelloi planin e Kinës për të parandaluar dhe kontrolluar virusin në një periudhë afatgjatë në një artikull të botuar në revistën e Komitetit Qendror të PKK-së “Qiushi” të hënën.

Do të ndërtohen spitale të përhershme dhe vende karantinimi për të rritur kapacitetin e pranimit të rasteve të infeksionit nga COVID-19, shkruan Ma në artikull. Sipas tij, gjithashtu do të normalizohen mekanizmat e mbikëqyrjes së COVID-19 dhe do të kryhen testime në baza javore.

Kryeqendrat e provincave dhe qytetet me popullsi mbi 10 milionë banorë do të krijojnë më shumë vende testimi për COVID-19, në mënyrë që çdokush të ketë një të tillë brenda 15 minutash larg më këmbë. Po ashtu, do të shtohen laboratorët për të ekzaminuar mostrat, duke përfshirë laboratorët publikë dhe laboratorët e palëve të treta.

Ma tha se Kina duhet të bëjë përpjekje për të frenuar virusin pa ndikuar në nevojat themelore mjekësore dhe jetën e përditshme të njerëzve. Repartet e spitaleve, si urgjenca, dializa, kirurgjia dhe terapia intensive, nuk mund të mbyllen, përveçse nëse nuk janë thelbësore, vuri në dukje ai.

Kryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë paralajmëroi se, gjatë trajtimit të rasteve të COVID-19, gjithashtu duhet të parandalohet që rastet asimptomatike të mbingarkojnë burimet mjekësore dhe të sigurohet trajtimi i duhur për rastet e COVID-19 përpara se ato të bëhen serioze.

Ma bëri thirrje gjithashtu për përmirësimin e sistemit të klasifikimit mjekësor dhe shtimin e numrit të shtretërve në repartet e terapisë intensive dhe të përpjekjeve të ndihmës së parë

Related posts

Komisioni federal i SHBA-së e shfuqizoi miratimin për pajisje të re nga “Huavei” dhe “ZTE”

Xh M

Tmerr në Spanjë/ Nëna shqiptare dhunon për vdekje djalin e saj 2-vjeçar, rreh brutalisht edhe binjakun që përfundon në spital

Xh M

Ukraina i ofron Gjermanisë mbështetje për importet e energjisë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More