Agjencia Zhurnal.mk.

Kina dhe ShBA-ja premtojnë përpjekje të përbashkëta për të zbatuar Marrëveshjen e Parisit

Kina dhe ShBA-ja janë të angazhuara për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën dhe me vendet e tjera për të trajtuar krizën e klimës, sipas një deklarate të përbashkët të publikuar të dielën nga Ministria e Mjedisit dhe e Ekologjisë e Kinës.

 

“Duke ecur përpara, Kina dhe ShBA-ja janë të vendosura për të punuar së bashku, si edhe me palët e tjera, për të forcuar zbatimin e Marrëveshjes së Parisit, ”theksohet në deklaratën që u publikua pas një takimi në Shangai midis të dërguarit të posaçëm të Kinës për çështjet e ndryshimit të klimës Xie Zhenhua dhe të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan për klimën John Kerry.

Të dyja palët janë të angazhuara për të bërë përpjekje për ta mbajtur rritjen mesatare globale të temperaturës nën 2 gradë celsius, duke e kufizuar atë në 1.5 gradë, që është një përputhje me Nenin 2 të Marrëveshjes së Parisit, sipas deklaratës.

Të dyja palët shprehën gjithashtu pritshmëritë e tyre për samitin e ardhshëm virtual mbi ndryshimin e klimës më 22 dhe 23 prill.

Kina dhe ShBA-ja do të vazhdojnë të diskutojnë veprimet konkrete që do të ndërmarrin, si para, ashtu edhe pas Konferencës së 26-të të Palëve për Ndryshimin e Klimës të OKB-së (COP26), për të zvogëluar lëshimet, duke synuar kufizimin e rritjes së temperaturës në përputhje me Marrëveshjen e Parisit.

Deklarata vëren gjithashtu se të dy vendet do të ndërmarrin veprime të tjera në periudhë afatshkurtër për të kontribuar më tepër mbi përballimin e krizës klimatike dhe do të bashkëpunojnë për të promovuar zhvillimin e suksesshëm të COP26.

COP26 do të mbahet në Glasgou të Britanisë nga 1 deri më 12 nëntor

Related posts

Shefi i ANEB-it kërkon qasje në centralin bërthamor Zaporozhje në Ukrainë

Z.H

Rusia do përdorë armë bërthamore? Zelensky: Bëni gati vend strehime

Xh M

Mbi 600 migrantë mbërrijnë në Britaninë e Madhe

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More