Agjencia Zhurnal.mk.

Kina dhe Gjermania, protagoniste të rimëkëmbjes globale

“Bashkëpunimi pragmatik” midis Kinës dhe Gjermanisë është thelbësor dhe do të japë një kontribut më të madh në rimëkëmbjen ekonomike globale në kontekstin e pandemisë Covid-19. Politikanë dhe biznesmenë kinezë e gjermanë janë pajtuar në këtë drejtim në prag të zgjedhjeve federale gjermane, të planifikuara për 26 shtator. “Të dy komunitetet e biznesit, si kinez dhe gjerman, duan të mbajnë bashkëpunim pragmatik”, -tha për “Xinhua” Wang Weidong, kreu i departamentit ekonomik dhe tregtar të Ambasadës Kineze në Gjermani, duke shtuar se bota po përballet me sfida të mëdha, si pandemia Covid-19, ndryshimi i klimës, transformimi digjital dhe ndryshimet gjeopolitike.

 

Sipas Wang, vetëm përmes bashkëpunimit pragmatik dhe duke kapërcyer dallimet ideologjike dhe manipulimet politike, kompanitë mund të fitojnë më shumë mundësi për bashkëpunim.

“Zhvillimi i Kinës, në fakt, ka sjellë më shumë mundësi sesa rreziqe për kompanitë gjermane, të cilat tashmë kanë korrur përfitime të mëdha nga zhvillimi i vendit lindor, i cili nga ana tjetër ka ndikuar në rritjen e tyre. Kompanitë gjermane me të vërtetë po kërkojnë bashkëpunim pragmatikë”, -theksoi Wang.

Related posts

Bankat shtyjnë shlyerjen e 60% të kredive

D V

Ndryshimet klimatike ulin prodhimet bujqësore në Maqedoninë e Veriut

D V

Bezhovska flet për stabilitetin e denarit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More