Agjencia Zhurnal.mk.

Kina destinacion kryesor i investimeve të huaja në botë

Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve “Reuters”, nga të dhënat statistikore të publikuara më 30 prill nga Organizata e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OECD) del se në vitin 2020, investimet e drejtpërdrejta të huaja ranë në nivelin më të ulët në 15 vjetët e fundit, ndërsa Kina, si një ndër disa ekonomitë kryesore që patën rritje, u bë destinacioni numër një i investimeve globale, duke zëvendësuar ShBA-në.

 

Nga të dhënat e Organizatës së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik del që, nën ndikimin serioz të shkaktuar nga epidemia e COVID-19, investimet e drejtpërdrejta të huaja globale në vitin 2020 u ulën 38 %, duke arritur në 846 miliardë dollarë amerikanë, niveli më i ulët qysh nga viti 2005.

Sipas raportit, investimet e drejtpërdrejta të huaja zunë vetëm 1% të PBB-së globale, duke shënuar vlerën më të ulët qysh nga viti 1999.

OECD-ja vuri në dukje se rimëkëmbja e aktiviteteve të blerjes ndërkufitare, që filloi në gjysmën e dytë të vitit 2020, mund të nxitë sivjet rikthimin e investimeve të drejtpërdrejta të huaja në nivelin e mëparshëm.

Në këtë raport thuhet se vitin e kaluar, Kina u bë shumë destinacioni numër një i investimeve të huaja, duke zëvendësuar ShBA-në, shumë sektorët ekonomikë të së cilës u mbyllën për shkak të epidemisë.

Related posts

Ndryshimet e Dejtonit nuk pranohen nga SHBA-ja

D V

Kompania private amerikane Astra, lanson me sukses raketën në orbitë

D V

Macron dhe Biden pro idesë, që të “kontrollojnë” dhe sigurohen nëse Rusia vërtetë po tërheq trupat përgjatë kufirit me Ukrainën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More