Agjencia Zhurnal.mk.

Kim Kardashian zyrtarisht është divorcuar nga Kanye West

Kim Kardashian është zyrtarisht beqare, sipas një gjykatësi në Los Angeles.

Kërkesa e yllit të “Keeping Up with the Kardashians” për t’u shpallur beqare mes divorcit të saj nga Kanye West u pranua ditën e sotme (e mërkurë), sipas raportimeve të tabloideve ndërkombëtare.

Kardashian u paraqit në një seancë gjyqësore të planifikuar përmes video-telefonatës. West, i cili është parë në Miami këtë javë, nuk ishte i pranishëm, thanë disa media.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Gjykatësi mori gjithashtu vendime mbi dokumentet e paraqitura nga reperi muajin e kaluar, në të cilat ai kërkoi tre kushte ligjore.

E para – që paratë e palëve rimbursohen përpara se të ketë një vendim përfundimtar mbi pronën nëse secila palë vdes.

Megjithatë, gjykatësi thuhet se refuzoi dy kërkesat e tjera të West – që Kardashian të mos transferonte asetet që kishte në një trust dhe se nëse Kardashian rimartohej, ajo do të hiqte dorë nga “privilegji martesor”.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Themeluesja e “SKIMS” bëri kërkesë për divorc nga West në shkurt të vitit 2021.

Ata kanë bashkë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm. 

Related posts

Shakira thotë se pas ndarjes me Piqué ndihet e lirë

Xh M

Gjykata e Tiranës cakton nga gjashtë muaj urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, nuk lejohet të kalojnë distancën pesë metra

D V

“Një flutur e vogël po vjen”, Kiara dhe Luizi publikojnë imazhe nga festa e ‘baby shower’ për fëmijën e tyre të parë në ardhje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy