Agjencia Zhurnal.mk.

Kim Kardashian shfaq linjat e bujshme të trupit, teksa realizon setin e ri fotografik në Bahamas

Ajo ka shijuar një pushim romantik me Pete Davidson për të nisur Vitin e Ri në Ishujt Bahamas.

Dhe Kim Kardashian u kthye në punë të martën ndërsa ishte në një vend tropikal duke realizuar një fotosesion, për linjën e saj të rrobave të banjës, SKIMS, shkruan DailyMail.

Sipërmarrësja 41-vjeçare shfaqi linjat e saj të famshme të trupit, e veshur me një bluzë të kaltër, gjersa në pjesën e poshtme kishte vetëm të brendshmet.

Kim ka pozuar për fotosesionin teksa ka dalë si një sirenë nga ujërat blu, me figurën e saj të pabesueshme të trupit, të theksuar në mënyrë perfekte nga bikinit dypjesëshe.

Nëna e katër fëmijëve nxori në pah pjesën e saj të sheshtë të mesit, si dhe ijet e saj të lakuara, duke i shtuar shkëlqim pamjes së saj.

Zeshkanja mahnitëse i la flokët e saj të gjata të lagura në valë të lirshme rreth saj, teksa kishte vënë një makijazh të lehtë, duke nxjerrë në pah tiparet e saj ekzotike.

Kim doli nga oqeani për disa fotografi, si dhe u pa duke pozuar në të me fotografin gjithashtu pjesërisht të dalë në ujë; ajo u pa duke u kthyer në një karrocë golfi pas përfundimit të fotografive.

Kim ka publikuar imazhe të saj me bikini gjatë gjithë muajit nga udhëtimi i saj në Bahamas, edhe pse nuk dihet nëse rrobat janë të markës së saj.

Në gusht, Kim me sa duket konfirmoi se po zgjeron linjën e saj jashtëzakonisht të suksesshme, “Skims”.

Kur Kim themeloi markën e saj në vitin 2019, e nisi me rrobat e banjës, mbulesat e plazhit dhe kapelat e notit, thuhet sipas Page Six.

Motrat Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner kanë dizajnuar tashmë rroba banje për markat e tyre: Khloe për markën e saj “Good American” dhe Kylie për “Kylie Swim”.

Më 1 gusht, Kim gjithashtu mbylli përkohësisht markën e saj “KKW Beauty” për një rikthim të plotë, pa ndonjë datë të caktuar ende.

Përveç “Skims” dhe “KKW Beauty”, Kim gjithashtu themeloi dhe zotëron “KKW Fragrances” dhe gjithashtu ka paraqitur kërkesën për themelimin e një marke tregtare të quajtur “SKKN” në mars të vitit 2021, raportoi media.

Kim – e cila ka katër fëmijë: North, tetë vjeçe, Saint, gjashtë vjeç, Chicago, katër vjeçe dhe Psalmi, dy vjeç, me ish-burrin Kanye West – tani po përgatitet për të xhiruar shfaqjen e re të familjes së saj për “Hulu”.

Në vitin 2021, ajo u përfshi në listën e miliarderëve të botës nga Revista Forbes për herë të parë, e cila citonte bizneset e saj, “KKW Beauty” dhe “SKIMS”, si dhe paratë nga seriali familjar “Keeping Up With The Kardashians”, si dhe marrëveshjet e miratimit për pasurinë e saj të madhe.

Vlera e Kimit u rrit nga 780 milionë dollarë (688 milionë euro) në tetor të vitit 2020 në një miliard dollarë (881 milionë euro) pasi ajo fitoi para në “KKW Beauty” duke shitur 20 për qind të aksioneve të biznesit tek kompania “Coty” për 200 milionë dollarë (176 milionë euro); marrëveshja u finalizua në janar të vitit 2021.

Kim dhe i dashurisë Pete, 28 vjeç, festuan Vitin e Ri së bashku në një pushim romantik në Bahamas; ata pushuan në “Baker’s Bay Golf & Ocean Club”, një komunitet privat turistik i vendosur në Great Guana Cay në ishujt Abaco, 150 milje larg bregut të Floridës.

Çifti ka të ngjarë të ketë qëndruar në një vilë në pronësi të një shoku që është yll i Hollywoodit, pasi e vetmja mënyrë për të hyrë në Baker’s Bay është ose të zotërosh një pronë atje ose të jesh mysafir i dikujt që e bën këtë.

Pas aventurës së tyre në Bahamas, çifti bëri një ndalesë në Miami përpara se Kim të kthehej në Los Angeles; Pete ndërkohë jeton në Staten Island të New Yorkut.

Javën e kaluar, Kim dhe Pete u panë duke shijuar një darkë romantike në picerinë “Jon & Vinny’s” në Los Angeles.

Një shikues në restorant tha për DailyMail: “Ishte një takim shumë i rastësishëm pa shumë flirte. Askush në restorant mezi i vuri re dhe Kim ishte në telefonin e saj shumicën e kohës”.

Duke dëshmuar se ishte vërtet një natë pa shije, çifti i famshëm më pas u ndal në farmacinë “Rite Aid” për të marrë pak akullore.

Thashethemet për një romancë të mundshme me Pete filluan për herë të parë kur të dy u puthën gjatë një skene në emisionin Saturady Night Live, ku ajo luante rolin e Princeshës Jasmine dhe ai portretizonte Aladdinin.

Është partneri i parë romantik për yllin që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Kanye West, 44 vjeç, në shkurt të vitit 2021. 

Related posts

Egla drejtuar Liamit: Ndyrësirë, një grua nuk preket as me mendim e lë më me dorë

D V

Capital T: Shqiptari ‘qohet’ del natën, me lyp ‘femna’ që s’dalin natën

D V

Labinot Tahiri u çon ushqime shtetasve kosovarë të bllokuar në kufirin Serbi-Kroaci

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy