Agjencia Zhurnal.mk.

Kim Kardashian i bashkohet TikTok-ut, hap llogari bashkë me vajzën e saj North

Kim Kardashian dhe vajza e saj 8-vjeçare, North West, krijuan një llogari të përbashkët në TikTok të enjten në mëngjes (25 nëntor).

 

Llogaria ‘Kim and North’ grumbulloi më shumë se 130 mijë ndjekës dhe 430 mijë pëlqime në më pak se 24 orë, pjesërisht falë Kim, 41 vjeç, që ndau një nga videot e saj dhe North me miliona ndjekësit e saj në Instagram dhe Twitter.

Dyshja nënë-bijë kanë qenë tashmë mjaft aktive që nga hapja e llogarisë së tyre, duke postuar 14 video në një hark kohor prej 12 orësh në Ditën e Falënderimeve.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Videoja e tyre e parë tregoi të dy duke kaluar një “ditë spa”, ndërsa ato shfaqnin pamje të ndryshme të produkteve “Kylie Skin”, shkruan PageSix.

Një tjetër video i dha një vështrim prapaskenave të dekorimeve të familjes së famshme për Ditën e Falënderimeve, duke përfshirë kashtë, kunguj dhe tullumbace festive.

Kardashian dhe fëmija i saj më i madh kanë tentuar gjithashtu tendenca të shumta të TikTok, të tilla si të këndojnë së bashku me hitin viral të reperit Coi Larey “TWINNEM”.

Në një tjetër video shfaqet Kim, North dhe kushërira e saj Penelope Disick duke kërcyer me këngën “California Gurls” të Katy Perry.

Kardashian dhe North  hapën llogarinë e tyre pasi Penelope, 9 vjeç, dhe nëna e saj, Kourtney Kardashian, krijuan faqen e tyre nënë-bijë në TikTok.

♬ Thanksgiving Song – Michael J Murphyhttps://www.tiktok.com/embed/v2/7034735248948595973?lang=en-US


Llogaria e quajtur  ‘Pa nd kourt’ – ka mbi 700 mijë ndjekës dhe mbi 5 milionë pëlqime. Ato postojnë shpesh video të rutinave dhe produkteve të Penelope-s për kujdesin e lëkurës, përditshmërinë e saj dhe disa mësime gatimi.

Biografia e TikTok e Penelope dhe Kourtney thekson se llogaria e tyre “menaxhohet nga një i rritur”, pasi udhëzimet e aplikacionit thonë që çdo pronar i llogarisë duhet të jetë 13 vjeç ose më i vjetër. 

Related posts

Dua Lipa mbulon gjoksin e saj në imazhet e reja, ku shfaqet me bluzë transparente

D V

Bardhi njofton fansat se po vjen me tri bashkëpunime

D V

Enca në kërkim të një personi për të shijuar udhëtimet me të – thotë se duhet të jetë beqar, argëtues dhe person i mirë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More