Agjencia Zhurnal.mk.

KIA prezanton Sportage e ri për tregun evropian

Siç është paralajmëruar më herët, prodhuesi jugkorean i veturave – KIA ka prezantuar versionin evropian të gjeneratës së pestë të modelit Sportage.

 

Kjo është hera e parë që në periudhën 28-vjeçare, që KIA ofron versionin SUV dedikuar tregut evropian, transmeton Telegrafi.

Sportage është një prej modeleve më të shiturave të markës jugkoreane që shitet në tregun global, kurse versioni i ri është i bazuar në platformën N3 të Hyundai Motor Group.

Kjo platformë e ka ndihmuar KIA të zhvillojë dy versione të ndryshme, modelin e prezantuar në qershor dedikuar tregut jugkorean dhe tjetrin për tregun amerikan.

Versioni evropian i Sportage është 4.515 mm i gjatë, që do të thotë se është për 85 mm më i shkurt në raport me versionin global, por që për 30 mm më i gjatë krahasuar me modelin e gjeneratës së kaluar. /Telegrafi/

Related posts

Aston Martin po përgatit veturën e parë elektrike për 2026

Redaksia

Nissan Skyline R33 GT-R u shit për 235 mijë dollarë

D V

Stacioni i karikimit më të shpejtë në botë ngarkon 4 vetura elektronike në të njëjtën kohë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More