Kampionet e Kosovës, vashat e KFF Mitrovicës e kanë filluar edicionin e ri me një formë të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Olle.
Pasi e mposhtën Lirinë me rezultat të thellë 12-0 në xhiron e parë, tani mitrovicaset kanë fituar 0-8 në udhëtim te Malisheva.
Në ndeshjen e zhvilluar sot, Kryeziu realizoi tre gola, Biqkaj dy, ndërsa me nga një gol ndihmuan skuadrën Musaj, Gjegji dhe Tahiri.
Sezon i nisur për mrekulli nga futbollistet të cilat drejtohen nga trajnerja, Suada Jashari, ku në dy takimet e para kampionale kanë arritur të shënojnë plot 20 gola.
/Gazeta Olle/