Sot u mësua emri i skuadrës së fundit që i bashkohet çerekfinales së Kupës së Kosovës.
Llapi ka triumfuar me rezultat 2-0 në udhëtim te Ferizaj, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin me bari sintetik, shkruan Gazeta Olle.
Përveç Llapit, këto janë shtatë skuadrat që e siguruan biletën drejt çerekfinales: Gjilani, Ramiz Sadiku, Ulpiana, Onix, Drita, Ballkani dhe Prishtina.
Gjashtë skuadra çerekfinaliste garojnë në elitën e futbollit kosovar, teksa Ramiz Sadiku dhe Onix mbeten dy skuadrat e vetme të Ligës së Parë që kanë arritur kaq larg.
Komisioni i Garave ka vendosur që shorti për rrethin e çerekfinales së Kupës së Kosovës të mbahet të enjten (më 10 shkurt).
Tërheqja e shortit bëhet në selinë e FFK-së, në orën 13:00.
/Gazeta Olle/