Agjencia Zhurnal.mk.

Këto janë masat e reja anti-Kovid që pritet të hynë në fuqi nga data 13 shtator në Kosovë

Kryetarët e komunave kanë zhvilluar një takim virtual me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton Gazeta Blic.Në këtë takim u fol në lidhje me masat e reja anti Covid që pritet të hyjnë në fuqi pas 13 shtatorit, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

 

Masat e reja anti Covid:
Ministri Vitia informoi Kryetarët e Komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator dhe do të vlejnë deri me 26 shtator 2021:–

Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.– Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.
– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.

– Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.

– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.

– Ndryshe masat tjera vazhdojne siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi.

Related posts

Në Kosovë mund të vaksinohen edhe të huajt

D V

Dalin rezultatet e kandidatëve për rekrut të FSK-së

Z.H

Tahiri: Një vit qeverisje me Kurtin, Kosova në udhëkryq e pa vizion – qytetari më i varfër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More