Agjencia Zhurnal.mk.

Këto janë çmimet aktuale të druve dhe peletit

Në kohën kur dimri po afron, nevoja për ngrohje me dru, pelet, rrymë e forma të tjera, rritet. Por, në këtë vit edhe çmimet e tyre janë rritur. Një metër kub dru aktualisht kushton nga 75 deri në 100 euro, varësisht nga cilësia.

 

Kështu bëri të ditur Avni Murtezi, një nga tregtarët në vend ku dha arsyet e rritjes së çmimit të druve.

“Për ne bizneset është ngecje për 6 muaj që do të presim deri sa të pajisemi me fletpërcjellëse për prerje të druve. Pastaj është edhe fuqia punëtore. Nuk ka interesim për këtë punë. Duke parë edhe rritjen e çmimeve të karburantit, kanë ngrit edhe çmimet”, deklaroi Murtezi.

Murtezi, i cili shet edhe pelet, thotë se një ton pelet kushton deri në 700 euro. Edhe në këtë çmim thotë se kanë ndikuar shumë faktorë. “Është edhe faj i institucioneve që nuk kanë punuar me kohë në masat preventive. Masat u deshtë të merren: lejimi më i madh i mases drunore, mos të ketë import”, shtoi ai për RTK.

Qytetarët tregojnë se çfarë alternativash po përdorin për ngrohje, teksa çmimet i shohin tejet të larta. “Me dru e me pelet ngrohemi. Shtrenjtë janë të gjitha.”, tha Adem Ademi.

“Më shumë me pelet po ngrohemi. Por, nëse nuk ka rrymë edhe peleti nuk punon. Kam siguruar edhe dru por me dru po më del shumë më shtrenjtë sepse po na shesin shumë shtrenjtë”, shtoi Enver Berbatovci.

Kurse ngrohja me thëngjill, edhe pse e dëmshme për mjedisin, mbetet si alternativë, pas krizës energjetike dhe çmimeve të larta të druve dhe peletit.

Related posts

Presidenti i Kenias e pret Pacollin për drekë në ditën e tij të parë në detyrë

Xh M

Presidentja Osmani takoi komandantin e KFOR-it, bisedojnë për agresionin rus në Ukrainë

D V

Ekspertët e sigurisë: Bojan Dimiq, prijës i agjenturës ruse në veri të Kosovës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More