Agjencia Zhurnal.mk.

Këtë vit nuk do të ketë propozim për falje të vitit të ri, Ministria e Drejtësisë do ta shfyqizojë listën

Shkup, 21 dhjetor – Ministria e Drejtësisë informoi se këtë vit nuk do të parashtrojë propozim për falje grupore me rastin e vitit të ri të personave të dënuar, respektivisht se lista tërësisht po shfyqizohet. Siç informuan në kumtesë deri te mediumet, këtë vendim e kanë marrë në konsultim me Drejtorinë për kryerje të sanksioneve.

“Kjo bëhet me qëllim që të jepet kohë në fillim të saktësohen kriteret dhe në mënyrë ligjore të përforcohen filtrat lidhur me atë se si përbëhen listat me propozime të personave, të cilët duhet të falen”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Shtohet edhe se në Ministri ekziston grup punues, i cili punon në përbërjen e propozim-ligjit të ri për falje, me të cilin, siç thuhet, “do të përforcohen kriteret dhe do të definohen kushte të reja më të ashpra, për të cilin ai mund të falet”.

“Me këtë vlerësohet se do të minimalizohen mundësitë që në këto lista në të ardhmen të gjenden persona, të cilët në opinion shkaktojnë dyshim për funksionimin normal të sistemit juridik”, qëndron në kumtesën e Ministrisë të Drejtësisë. 

Related posts

Instituti për Demokraci: Për gjysmën e dytë të vitit 2022, Kuvendi u vlerësua me notën 5,7

Z.H

1.200 pacientë, mes të cilëve të sëmurë me kancer gjysmë viti presin rezultate

Xh M

Sela: U dogjën të gjallë 14 njerëz, tani mbani larg duart nga familjarët dhe mjekët

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More