Agjencia Zhurnal.mk.

Këta janë katër kandidatët e PDK-së për kryetar të komunave në veri të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në KQZ emrat e katër kandidatëve për për të garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

 

Mitrovicë e Veriut – Taulant Kelmendi

Leposaviq – Albulena Behluli Hetemi
Zubin Potok – Izmir Zeqiri
Zveçan – Ilir Peci

Përveç PDK-së, deri të hënën pasdite ka paraqitur aplikimin edhe Iniciativa Qytetare Mitrovicë me kandidatin e saj për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ende nuk dihet nëse edhe partitë tjera të mëdha shqiptare do të marrin pjesë me kandidatët e tyre në zgjedhjet e 18 dhjetorit.

Afati për të paraqitur emrat e kandidatëve të tyre është shtyrë nga KQZ-së deri më 25 nëntor 2022.

Related posts

Deliu – Qeverisë: Aman mos na bëni “hor”

Xh M

Jeta Statovci kërkon udhëzim administrativ për rregullimin e produkteve farmaceutike

Xh M

Institucioneve u kërkohet t’i bindin ShBA-të dhe BE-në për qasjen e re në dialog

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More