Agjencia Zhurnal.mk.

Këshilli nacional për eurointgerime do të diskutojë për konkluzionet e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së

Shkup, 21 dhjetor – Këshilli nacional për eurointegrime sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancë për konkluzionet e Këshillit për Punë të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, për zgjerimin dhe Procesin e stabilizimit dhe asociimit.

 

Vendet – anëtare të BE-së në mbledhjen e Këshillit për Punë të Përgjithshme (GAK) më datën 14 të këtij muaji, nuk arritën marrëveshje për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në fund të këtij viti edhe krahas së shpresave të prezentuara publikisht të kryesimit slloven për fillimin e negociatave me të dyja vendet këtë vit. Në konkluzionet e takimit mungoi përcaktuesi kohor “deri në fund të vitit” si afat për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën.

Siç njoftoi atëherë korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së shprehën kënaqësi nga kompromisi i arritur në pjesën e zgjerimit, të cilin nënkryetarja e Komisionit Evropian, Vera Jurova e vlerësoi si “kryevepër të aftësisë së BE-së për të ndërtuar kompromis”.

Sekretari shtetëror për Çështje Evropiane i Sllovenisë, Gashper Dovzhan deklaroi se takimi i GAK-ut ka qenë i suksesshëm dhe është “shembull për frymën e kompromisit dhe bashkëpunim lojal i vendeve anëtare” të BE-së.

“Ajo që parimisht e kemi paraparë nuk ishte e realizueshme këtë vit dhe kjo është arsye faktike pse “këtë vit” nuk janë paraqitur shumë prej konkluzioneve”, deklaroi Dovzhan pas përfundimit të seancës së GAK-ut.

Related posts

Sanksionohen 261 shoferë për vozitje të shpejtë

Redaksia

Takim i ministrit Spasovski me liderin e projektit “Mbështetja e BE -së për sundimin e ligjit” Kuzmiçki

D V

Arjanit Hoxha i përgjigjet Grubit: Na e ofruat komunën e Tetovës, vetëm të mos bëjmë koalicion me ASH-në

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More