Agjencia Zhurnal.mk.

Këshilli Nacional për Eurointegrime debatoi për Raportin e KE-së për vendin për vitin 2021

Shkup, 3 dhjetor – Këshilli Nacional për Eurointegrime sot e vazhdoi mbledhjen e tretë, në të cilën ishte hapur debat për Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

 

Mbledhja filloi më 23 nëntor të vitit 2021, por ishte shtyrë për shkak të aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari, në të cilin humbën jetën 45 qytetarë, ndërsa shtatë ishin lënduar. Gjetjet kyçe sa i përket Raportit të KE-së për vendin për vitin 2021 më 23 nëntor i prezantoi euroambasadori Dejvid Gir.

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe iu dëshiroi shërim të lehtë të lënduarve në aksidentin tragjik të autobusit.

Dimitrovi përkujtoi se jemi vend kandidat tashmë 16 vite, ndërsa Raportin e parë pozitiv e morëm para 12 viteve dhe përgjatë zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim kemi shkallë solide të gatishmërisë. Në administratë kemi kapacitet, i cili, siç tha, për fat të keq është lodhur nga ky ushtrim i durimit.

“Mendoj se është e dukshme, se na duhet një nxitje, na duhet fillim i procesit për anëtarësim që do të ndikojë edhe në motivimin e shërbimeve, motivim të nëpunësve shtetërorë dhe në përgjithësi do të ketë potencial që ta ndryshojë atmosferën komplete politike në shtet”, theksoi Dimitrovi.

Theksoi se Raporti i KE-së për vitin 2021 është i balancuar dhe ka gjithsej 1.357 gjetje, janë konstatuar lëvizje pozitive, ndërsa ka lëmi ku ka nevojë për përpjekje plotësuese, ato janë 771. Ose Komisioni, siç tha, ka 57 për qind lëvdata dhe 43 për qind rekomandime, gjegjësisht tregues se duhet më shumë, se diçka nuk është bërë, e kështu me radhë. Më së shumti nga këto rekomandime janë shënuar në grupin Agjenda e Gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme, grupi i dytë është Tregu i brendshëm. Tregoi për rëndësinë që të miratohen ligjet të cilat, siç tha, kanë kontekst dhe nënshenjë të dukshme evropiane, ndërsa janë shënuar në Raportin e KE-së.

Nënkryetarja e Këshillit Nacional për Integrime Evropiane Sonja Mirakovska tha se raporti i sivjetshëm tregon qartë se shumica në pushtet, siç tha ajo, ka treguar përkushtim për zbatimin e agjendës së paraparë dhe se sa vite më parë ka marrë rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Aleksandar Nikolloski nga VMRO-DPMNE shprehu shpresë se vendimi do të jetë pozitiv dhe se do të caktohet një datë për fillimin e negociatave ndërmjet vendit dhe BE-së. Sipas tij, nëse kjo ndodh, duhet të diskutohet për hapat e ardhshëm, por nëse nuk ndodh, duhet të diskutohet e ardhmja e proceseve. Ai shtoi se ishte më pesimist, por megjithatë shprehu shpresën se më 14 dhjetor do të ndodhte një mrekulli, siç tha ai, dhe se Bullgaria do të tërhiqej nga pozicionet që mban tani.

Ai iu referua pandemisë me Covid-19, prokurimit të vaksinave, krizës energjetike, për siç tha, kolapsit të ekonomisë maqedonase, për rritjen e papunësisë… Sipas tij, nëse vendi mbetet, nuk kemi ndihmë nga vendet anëtare të BE-së më 15 janar dhe 15 shkurt 2021, kur kompanitë fillojnë të shemben, lojtarët e tjerë do të fillojnë të ecin këtu dhe të ofrojnë gaz të lirë dhe energji elektrike të lirë.

Shumë deputetë u paraqitën për të marrë fjalën, ndërsa në diskutim u përfshinë Rina ajdari nga BDI, Lupço Prenxhov nga OQM, Zeqir Ramçilloviq, Gordana Siljanovska Davskova, të cilët i grumbulluan qëndrimet e tyre dhe thanë se gjithnjë do t’i mbështesin integrimet evropiane.

Në mbledhje morën pjesë ambasadori slloven në vend, Millan Predan dhe Xhulian Vasalo, zëvendësshefit i Delegacionit të BE-së në vend.

Related posts

Ministri Hoxha organizon debat publik për projektligjin e ri për kullotat

R Zh

Mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi, pasdite me periudha të diellit

D V

Interes i madh për kandidatura të pavarura në zgjedhjet lokale, partitë publikojnë emra të rinj

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More