Agjencia Zhurnal.mk.

Këshilli i Tetovës votoi iniciativën kundër projektit të biznesmenit serbo-malazez Davidoviq, pro votuan BESA, ASH, VMRO dhe Alternativa, PDSH u nda!

Kryesuesi i këshillit, Besar Durmishi tha se me këtë nuk bëhet suspendimi i planit, por vetëm kërkohen elaborate shtesë. “Ne përsëri do të vendosim në Këshill a do e pezullojmë apo jo”, tha Besar Durmishi

 

Tetovë, 30 dhjetor – Sot u thirr seancë e jashtëzakonshme e Këshillit komuna të Tetovës ku me 18 vota për, u votua propozim-vendimin për inicimin e procedurës për pezullim të  Planit Detal Urbanistik (PDU) të bllokut 57 A të fabrikës “Shik Jellak”, projekt ndërtimor i biznesmenit serbo-malazez, Miodrag Daka Davidoviq.

Shumicës në votim iu bashkëngjitën këshilltari Faton Selami nga Alternativa dhe Isnije-Veseli Jonuzi nga PDSH. Këshilltarët e BDI-së, LDSM-së dhe Visar Palloshi nga PDSH, braktisën debatin dhe karriget e këshilltarëve.

Kjo pikë nuk u arrit të futet në rend dite në seancën e katërt të Këshillit të Komunës për shkak të mungesës së një këshilltare nga radhët e Lëvizjes Besa, kështu që seanca e sotme u thirr me propozim të kryetarit të Komunës Bilall Kasamit. Ai tha se plani për këtë zonë është miratuar në procedurë të dyshimtë.

Këshilltarët nga radhët e BDI-së dhe Visar Palloshi nga PDSH-ja kërkuan arsyeshmëri të seancës dhe raporte, dokumentacione  nga ekspertë se ky plan nuk i plotëson kushtet si dhe kërkuan që kjo të diskutohet në seancë të rregullt. Ata u shprehën se nuk janë që mos prishet ndonjë plan, por në këtë rast nuk kanë dokumente që në bazë zë tyre të vendoset.

Kryesuesi i këshillit, Besar Durmishi tha se me këtë nuk bëhet suspendimi i planit, por vetëm kërkohen elaborate shtesë.

“Ne përsëri do të vendosim në Këshill a do e pezullojmë apo jo”, tha Besar Durmishi.

Kurse Kasami tha se senaca është thirrur si e jashtëzakonshme pasi  bëhet fjalë për një plan urbanistik që e ka miratuar udhëheqsia paraprake me vendime të dyshimta.

Related posts

Përsëri fillon aplikimi për racion të subvencionuar për studentë

Z H

Konfirmohet lajmi i Zhurnal: Danella Arsovska kandidate për kryetare të Qytetit të Shkupit

Redaksia

Bekimi për Çairin e ri i ikë çdo debati të ri, qytetarët presin përballje mes kandidatëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More