Agjencia Zhurnal.mk.

Këshilli i Prokurorëve sot do të emërojë Islam Abazin si shef i PTHP NKOK

Shkup, 14 nëntor – Këshilli për prokurorë publikë sot do ta mbajë seancën e 70-të, ku në rend të ditës është miratimi i vendimit për emërimin e Islam Abazit për prokuror themelor publik të Prokurorisë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Shkup.

 

Në rend të ditës së seancës së 70-të, po ashtu, është edhe marrja e vendimit për publikimin e shpalljes për zgjedhjen e katër prokurorëve publikë në PTHP NKOK, pasi më 27 tetor Këshilli nuk ka zgjedhur asnjë nga gjashtë kandidatët e paraqitur në shpalljen paraprake.

Këshilli, sipas rendit të paralajmëruar të ditës, do të duhet të marrë edhe vendim për zgjedhje të prokurorit të lartë publik në Prokurorinë e lartë publike në Shkup dhe Gostivar, si dhe vendim për zgjedhje nga një prokuror themelor publik në PTHP Manastir, PTHP Veles, PTHP Gostivar, PTHP Kavadar dhe PTHP Kumanovë.

Në zgjedhjet për shef të PTHP NKOK më 7 nëntor më së shumti vota fitoi Islam Abazi – 66, i dyti nga katër kandidatët e paraqitur sipas numrit të votave ishte Ermon Neziri me 64 vota, ndërsa Vilma Ruskovska fitoi 14 dhe Desa Paunovska dhjetë vota.

Kjo është zgjedhja e parë e tillë e shefit të PTHP NKOK pas ndryshimeve të Ligjit për prokurorët publikë, ku sipas nenit 66, prokurori themelor publik i PTHP NKOK zgjidhet nga ana e Këshillit të prokurorëve publikë pas votimit të zbatuar nga ana e të gjithë 160 prokurorëve publikë në vend.

Prokurori themelor publik i Prokurorisë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit zgjedhet për një periudhë katërvjeçare nga radhët e prokurorëve publikë të zgjedhur me të drejtë zgjedhjes së sërishme.

Abazi në konferencë për shtyp një ditë pas zgjedhjeve tha se punën në këtë prokurori publike e sheh si sfidë dhe beson se me përvojën e tij të deritanishme dhe punën profesionale dhe ligjore do ta përfaqësojë PTHP NKOK. Si prioritet të tij, Abazi paralajmëroi plotësimin e vendeve të zbrazëta në prokurori dhe të vendeve të zbrazëta në qendrën hetimore dhe të vendoset digjitalizim në prokurorinë publike.

Votat e fituara nga kolegët prokurorë publikë, Abazi tha se janë përgjegjësi dhe motivim i madh, për të udhëhequr sa më mirë që është e mundur dhe sa më profesionale, siç tha, më e rëndësishme prokuroria publike të cilën në kompetencë të saj e ka luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Related posts

Spasovski: Mendoj se nuk duhet të jem pjesë e ekipit të ri në LSDM

Redaksia

Saiti: Mbi 2.500 vullnetarë dhe mbi 20.000 anëtarë këtë vit ishin pjesë e Kryqit të Kuq

Z.H

Ballkanin Perëndimor e pret ende shumë rrugë deri në anëtarësim të plotë në BE

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More