Shkup, 25 shkurt – Këshilli i Ambasadorëve ashpër e dënon agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës, i cili, siç kumtuan, përfaqëson kërcënim edhe për paqen dhe stabilitetin rajonal.
“Këshilli i Ambasadorëve i bën thirrje Rusisë që ta respektojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës si dhe të drejtën e popullit ukrainas që vetë të vendosë për të ardhmen e tij dhe për të ardhmen e vendit të tij. Këshilli i jep mbështetje të fuqishme morale popullit ukrainas në luftën e tij për liri dhe pavarësi dhe i përshëndet hapat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për përfshirje drejtë masave për vendosje të sanksioneve drejtë Rusisë e cila po bën agresion të paparë pas Luftës së Dytë Botërore drejtë një vendi paqësor fqinj”, njoftojnë nga Këshilli i Ambasadorëve.
Këshilli i Ambasadorëve, shtojnë, plotësisht solidarizohet me popullin ukrainas.
Nga atje vlerësojnë se njohja e territoreve secesioniste të Donjeckut dhe Luhaskut përfaqësojnë shkelje të ashpër të të drejtës ndërkombëtare publike dhe të Konventës së Kombeve të Bashkuara.
Këshilli, shtojnë, vlerëson se Republika e Maqedonisë së Veriut si anëtare e Aleancës, partner strategjik me SHBA-në dhe aspiruese për anëtarësim në BE, është dëshirë publike që ta tregojë solidaritetin dhe unitetin e saj me këto institucione të cilat përpiqen t’i ndërpresin veprimet dhe të gjendet zgjidhje paqësore për këtë kontest asimetrik.
Këshilli iu jep mbështetje edhe vëzhguesve nga Maqedonia e Veriut të cilët punojnë në kuadër të OSBE-së në terrenet e konfliktit, si dhe në njësitin ushtarak i cili është në përbërje të forcave paqësore të Aleancës