Agjencia Zhurnal.mk.

Këshilli Gjyqësor i ndarë për pensionimin e tre anëtarëve

Shkup, 7 Korrik – Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme mund të pensionojë dy anëtarë nga kolegët e tyre dhe në gusht një tjetër, edhe pse nuk ka bazë ligjore. Të enjten, anëtarët e Këshillit u ndanë në ata që i referohen ligjit të Këshillit Gjyqësor dhe pretendojnë se këta kolegë duhet të përfundojnë mandatin e tyre gjashtëvjeçar dhe në ata që përdorin logjikën dhe besojnë se me plotësimin e kushteve për pension pleqërie, ndërsa kanë ardhur prej gjykatat dhe janë zgjedhur nga gjyqtarët, mandati i tyre duhet të përfundojë automatikisht edhe këtu.

“Nëse janë përzgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta në të cilat kanë votuar kolegët e tyre gjyqtarë, me plotësimin e kushteve për pension pleqërie si gjyqtarë, ata nuk do ta përfaqësojnë edhe më tej Këshillin Gjyqësor. Janë të pensionuar, a do t’i përfaqësojë këtu FPIM?”, thonë me logjikë.

Anëtarët e tjerë të Këshillit Gjyqësor, nga ana tjetër, të cilët i përmbahen me përpikëri Ligjit, thonë se anëtarët e Këshillit, të zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve, edhe pas daljes në pension, nuk kanë kufi për të shërbyer deri në përfundimin e mandatit të tyre në autoritetin më të lartë gjyqësor. Në një bisedë jozyrtare thonë se padyshim synojnë që qeveria t’i zëvendësojë me gjyqtarë nga radhët e saj.

Ata e citojnë ligjin se mandati i anëtarit të Këshillit përfundon:

1) me skadimin e kohës për të cilën është zgjedhur;

2) me kërkesën e tij;

3) nëse shkarkohet nga funksioni igjyqëtarit në përputhje me ligji; 4) nëse është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës ose vepër tjetër penale për të cilën mund të dënohet me burgim të pakushtëzuar prej së paku gjashtë muajsh, që e bën të papërshtatshëm për të ushtruar detyrën anëtar i Këshillit;

5) nëse konstatohet paaftësi e përhershme e anëtarit të Këshillit për për kryerjen e funksionit dhe

6) nëse zgjidhet në një funksion apo profesion tjetër publik.

Theksojnë se askund në Ligjin për Këshillin Gjyqësor nuk thuhet se me plotësimin e kushteve për pension pleqërie si gjyqtar, i ndërpritet edhe mandati aktual në Këshill.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Crvenkovska, për SAKAMDAKAZAM thotë se në seancën e kaluar janë marrë vendime vetëm për pensionimin e rreth 40 gjyqtarëve, prej të cilëve aktualisht dy nga Këshilli. Këshilli Gjyqësor nuk jep dhe as heq mandate. Ne duhet të diskutojmë vendimet e pensionit të dy kolegëve tanë, por si gjyqtarë dhe të vendosim se çfarë të bëjmë me ato vendime më tej në Këshill. Nuk do të tregoj qëndrime personale, sepse ne jemi trup kolektiv, por duhet të vendosim shpejt”, tha Cërvenkovska.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy