Agjencia Zhurnal.mk.

Këshilli gjykues konstatoi ndalesë të funksionit gjykatës për Vlladimir Tufegxhikun

Shkup, 6 shtator  – Këshilli gjykues i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme konstatoi ndalesën e funksionit të gjyqtarit Vlladimir Tufegxhiq, gjykatës në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me kërkesë të tij.

Gjykatësi Tufegxhik para ca kohësh informoi se karrierën e tij do ta vazhdojë si avokat në një zyrë prestigjioze avokatie.

Këshilli gjykues në seancën e sotme solli edhe Metodologji me indikatorë për përcaktimin e ndërlikueshmërisë së lëndëve gjyqësore, konstatoi ndalesën e funksionit të gjykatëses Marinela Jakasanovska nga Gjykata Themelore Civile Shkup për shkak të plotësimit të kushteve të pensionit të moshës, solli vendime për ndalesën e mandatit të gjykatësve porotë në gjykata themelore Berovë dhe Strugë, ndërsa i zgjodhi pesë gjykatës të rinj – porotë në Gjykatën Themelore Berovë.

Related posts

Gjysëm vjetori i dytë do fillojë më 23 Janar

Xh M

Aktvendim për “Organizatorët e 27 prillit”

Z.H

Ligjet Lejhi/ Shekerinska e Byrnes nënshkruajnë marrëveshje mes RMV-së dhe SHBA-së

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More