Agjencia Zhurnal.mk.

Këshilli Europian miraton konkluzionet për procesin e zgjerimit: Presim me padurim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Këshilli Europian ka miratuar konkluzionet për procesin e zgjerimit për Shqipërinë.

Këshilli ka mirëpritur vendosmërinë e vazhdueshme të Shqipërisë për të çuar përpara axhendën e reformës së BE-së, që i hapi rrugën vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Mes të tjerash vlerësohen reformat e ndërmarra, ndërsa nënvizohet fakti se ende shqetësues ngelet korrupsioni.

RAPORTI I KESHILLIT EUROPIAN
Këshilli mirëpret vendosmërinë e vazhdueshme të Shqipërisë për të çuar përpara axhendën e reformave të BE-së, e cila i hapi rrugën vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në në mars 2020. Këshilli pret me padurim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur, pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli.

Këshilli vëren se zgjedhjet parlamentare në prill 2021 ishin përgjithësisht të mirëorganizuara pas një reforme të gjerë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Këshilli gjithashtu inkurajon zbatimin e mëtejshëm të rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Këshilli nënvizon se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vendi mbetet vendimtar dhe në këtë kontekst, Këshilli mirëpret rikthimin e opozitës në parlament. Këshilli mirëpret përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Strukturat e specializuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit (SPAK) kanë treguar tashmë rezultate e para pozitive. Përpjekjet për krijimin e një historie solide duhet të vazhdojnë, duke përfshirë korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar nëpërmjet hetimeve proaktive dhe vendimet përfundimtare, dhe përmes zbatimit të mëtejshëm të planit të veprimit për të adresuar Rekomandimet e Task Forcës së Veprimit Financiar, siç duhet bashkëpunimi i mirë me autorietet përkatëse të vendeve anëtare të BE-së.

Këshilli mirëpret që procesi i vetingut ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme dhe ka sjellë rezultate të prekshme, dhe inkurajon autoritetet shqiptare që të vazhdojnë të gjitha përpjekjet për të lejuar që procesi të finalizohet me sukses. Këshilli mirëpret rifillimin e funksionimit të Gjykatës së Lartë pasi ka rifituar një kuorum të mjaftueshëm për të ecur përpara në gjykimin e çështjeve, ndërsa më tej emërimet duhet të vazhdojnë, në mënyrë që të plotësohen të gjitha vendet e lira. Këshilli gjithashtu mirëpret që Gjykata Kushtetuese rifitoi funksionalitetin e plotë përmes emërimeve shtesë.

Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të rifillojë përpjekjet për të bërë përparim të prekshëm sa i përket lirisë së shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve. Këshilli rithekson rëndësinë e sigurimit që amendamentet në ligjin për median të jenë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe standardet ndërkombëtare, nëse ligji do të shqyrtohet më tej nga parlamenti. Këshilli gjithashtu mirëpret përparimin e prekshëm të arritur në reformën e administratës publike dhe inkurajon Shqipërinë të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e saj lidhur me këtë. Koordinimi brenda administratës publike ka nevojë për përmirësim, veçanërisht për integrimin e proceseve të planifikimit të politikave dhe buxhetimit, si dhe për çështjet e integrimit në BE.

Krijimi i agjencive të reja duhet të jetë një progres gjithëpërfshirës me përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile dhe duhet të jetë i favorshëm për kontrolle e balancime dhe për efikasitet.

Krijimi i agjencive të reja duhet të jetë një progres gjithëpërfshirës me përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile dhe duhet të jetë i favorshëm për kontrolle e balancime dhe për efikasitet. Sa i përket emigrimit, numri i përgjithshëm i kërkesave të pabazuara për azil të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në BE është ulur ndjeshëm, por duhet të monitorohet nga afër dhe kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme nga autoritetet shqiptare.

Këshilli mirëpret angazhimin e vazhdueshëm konstruktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal.
Këshilli mirëpret gjithashtu që Shqipëria vijojë dialogun për të siguruar marrëdhënie të mira fqinjësore, të cilat mbeten thelbësore.

Këshilli përgëzon fort bashkëpunimin e vazhdueshëm të Shqipërisë dhe përafrimin e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe faktin që kjo histori ka qenë e qëndrueshme me kalimin e kohës. Ai mirëpret gjithashtu pjesëmarrjen e vazhdueshme aktive të Shqipërisë në misionet dhe operacionet e BE-së në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

https://www.consilium.europa.eu/media/53454/st15033-en21.pdf

Related posts

Investigimi i Rai 3, Rama: Nuk keni guxim të përballeni!

D V

Komisioni hetimor i Shëndetësisë, PS miraton planin e punës në mugesë të opozitës

D V

Zbulohet vendimi i plotë/ Gazment Bardhi nuk bëri kallëzim, ja pse SPAK nuk nisi hetim për implikimin e Olsi Ramës në Xibrakë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky