Agjencia Zhurnal.mk.

Kërkonin oligarkun ukrainas, Mile sulmon ekipin e Tv24, policia arreston sulmuesin

Shkup, 14 Nëntor – Me fjalë fyese, por edhe fizikisht është sulmuar ekipi i TV 24 teksa po xhironte insertet para shtëpisë ku sipas dokumenteve zyrtare raportohet rezidenca e oligarkut kontrovers ukrainas Oleksandr Onyshçenko.

 

Pronari i shtëpisë, Mille nga Przhinonashrvo e Shkupit, kërkesës së ekipit për deklaratë i është përgjigjur me sjellje të pahijshme dhe më pas ka sulmuar fizikisht kameramanin Ljubisha Ignatov, i cili ka filmuar të gjitha insertet.

“Ngjarja është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nga ku thonë se menjëherë pas raportimit janë marrë masat për zbardhjen e rastit. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, SPB Shkup ndërmerr masat dhe aktivitetet përkatëse për zbardhjen e rastit. Menjëherë pas tybardhjes së rastit do të njoftojmë publikun për këtë”, thonë Ministria e Brendshme.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kërkon nga MPB-ja që të kryejë hetim të shpejtë dhe efikas në interes të gjetjes dhe sanksionimit të sulmuesit.

“SHGM menjëherë ka kontaktuar Prokurorinë Publike të Shkupit me prokuroren Iskra Haxhi Vasileva, e cila është caktuar për rastet e sulmeve ndaj punëtorëve mediatik për procedim të mëtejmë të rastit. SHGM do të ndjekë hetimet dhe do të insistojë në përgjegjësinë e personit që sulmoi fizikisht kameramanin Ignatov dhe e pengoi atë të kryejë punën e tij”, thanë nga SHGM.

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias u dha afat institucioneve deri nesër për të zgjidhur rastin.

“Për të dëshmuar si komunitet se puna gazetareske është interes publik, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria duhet ta zgjidhin këtë rast maksimumi deri nesër në mënyrë që gjyqësori të qëndrojë konsistent me drejtësinë ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias. Vetëm zgjidhja e shpejtë e këtyre rasteve dhe ndëshkimi i sulmuesve si dhe përmirësimi i zgjidhjeve ligjore do të na shpëtojë nga sulmet brutale me të cilat përballemi çdo ditë, në rrugë, online dhe madje edhe në shtëpitë tona” thanë nga Sindikata e Gazetarëve.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sonte pas orës 22:00 njoftoi se kanë privuar nga liria M.P. (67) nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit të LL.I. (42) nga Shkupi, kameramani i TV 24.

“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete nga zyrtarët policorë të ENK-së në SPB Shkup dhe sulmuesi është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria e Shkupit dhe pas konsultimit dhe udhëzimeve të marra nga prokurori publik do të parashtrohet kallëzim penal kundër M.P., sipas procedurës së shpejtë për veprën penale “Dhunë” nga neni 386 i Kodit Penal”, thanë nga MPB.

Shtëpia 28b në rrugën Përzhino u bë çështje e interesit publik pasi u zbulua për publikun se ukrainasi Onishchenko regjistroi vendbanimin e tij atje për të marrë pasaportë të Maqedonisë së Veriut pavarësisht se ai është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe është i kërkuar për larje parash në vendin e tij të lindjes.

Related posts

Ndërroi jetë Eduart Kukan, për shumë vite kërkonte zgjidhje për krizën politike në Maqedoni

admin

Fillojnë negociatat për mundësinë e furnizimit të thëngjillit nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

Z.H

Vijon mësimi me prani fizike, shkollat respektojnë protokollet

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More