Agjencia Zhurnal.mk.

Kërkohet rikthimi i mësimit online, virusi tani është më ngjitës

Shkup, 10 janar – Disa pjesëtarë të Lëvizjes “Mbështetje për mësim online”, shkuan para Qeverisë.

Këtu shprehën shqetësimin e tyre ndaj mësimit me prezencë fizike në kohën kur virusi po merr hov.

Ana Gligorova tha se me variantin e ri të virusit, meqenëse është më ngjitës, infektohet e gjithë familja duke mos kursyer as fëmijët.

“Ku jetohet në një banesë apo në një shtëpi nga 5 apo 6 njerëz ku distanca është e pa mundur me këtë variant të virusit do të infektohen të gjithë. Në qoftë se me Deltën dhe me sojin e parë të virusit janë infektuar 1,2 në këtë rast do të infektohen të gjithë”, tha Ana Gligorova, Lëvizja mbështetje për mësim online.

Sipas saj deri më tani në shkolla nuk janë respektuar protokollet e vendosura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në koordinim me Ministrin e Shëndetësisë.

“Vlerësojmë deri më tani nuk janë përmbajtur protokolleve, fëmijët infektoheshin në nëntor edhe pse këtë e fshihnin ishin online sipas ligjit kanë pasur mobing nga disa mësimdhënës edhe një pjesë e madhe e tyre kanë qenë korrekt”, pohoi Ana Gligorova, Lëvizja mbështetje për mësim online.

Kjo iniciativë sipas tyre ka një mbështetje të madhe të prindërve, e këtë e bazuar te ajo se në grupin e Facebookut janë rreth 15 mijë anëtarë që kërkojnë mësimin online.

Related posts

Vizitë e parë zyrtare e kryetarit të Kuvendit në Emiratet e Bashkuara Arabe

Z.H

Ruskoska-Muaremi, asnjë epilog për bastisjen

Xh M

3 ditë afat “obligarkëve” të bukës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More