Agjencia Zhurnal.mk.

Kërkohej nga Interpoli, arrestohet shtetasi i Kosovës në Morinë

Skënder Murtezi, 45 vjeç, banues në Koshare të Ferizajt, është arrestuar nga Policia e Shqipërisë në pikë kalimin kufitar Morinë.

 

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se në hyrje të pikës së kalimit kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Zvicër, pasi Gjykata rajonale Aura Zvicër e ka dënuar me 2 vite e 9 muaj burg për veprat penale “Vjedhje, grabitje, rrahje, si dhe veprime të turpshme me të mitur”, parashikuar nga legjislacioni penal i Zvicrës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Tutje, thuhet se “Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Zvicrës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957”. 

Morinë, Kukës Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për…

Posted by Policia e Shtetit on Saturday, July 10, 2021

Related posts

Kokainë, dhunë dhe alkool, policia aksion në Tiranë, 9 të arrestuar në pak orë

D V

Ekzekutohet 49-vjeçari në Tropojë

D V

Një banor i Shkupit me thikë sulmoi policë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More