Agjencia Zhurnal.mk.

Kerim për konfliktin në Ukrainë: Si kryesues të OSBE, mund të ofrojmë ndërmjetësim, për të filluar bisedimet

Shkup, 24 janar – Në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, tani nuk ka as bisedime, tani po flasin armët, por duhet të fillohet të flitet dhe nëse e arrijmë këtë si hap, do të jetë sukses i madh për ne, për diplomacinë tonë dhe për Maqedoninë, vlerëson ish kreu i diplomacisë dhe kryetari i 62-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, akademiku Sërgjan Kerim.

“Sigurisht kjo nuk ka të bëjë vetëm me kryesuesin. Audienca më e re do të ketë mundësinë të shohë gjashtë pjesë. Do të ishte mirë që ne si kryetar të ofrojmë variante ndërmjetësimi dhe bisede.Çdo aktivitet diplomatik, duke përfshirë edhe këtë, matet me hapa. Ne nuk mund të ofrojmë asgjë të bujshme radikale, por mund të ofrojmë hap pas hapi, të arrihet deri te biseda. Tani nuk ka bisedime, tani po flasin armët, por duhet të fillohet të flitet, dhe nëse e arrijmë këtë si hap, do të jetë sukses i madh për ne, për diplomacinë tonë dhe për Maqedoninë, e jo dikush të pret tani se Maqedonia si kryesuese do të ofrojë zgjidhje nga e cila që do t’u bëjë të fikët të gjithëve, e as që nga ana tjetër, të vlerësohet padrejtësisht si e dështuar kryesimi ynë për arsye se OSBE-ja është në kaos total. Jo OSBE-ja, por as Zoti, siç do të thoshin të moshuarit tanë, ta zgjidhë, e jo më Maqedonia”, shprehet Kerimi i pyetur se çfarë mund të bëjë Maqedonia e Veriut si kryesuese e organizatës më të madhe rajonale të sigurisë në botë.

Sipas tij, është mirë që është formuluar nga ne çështja se është për popullin, ky është slogani që kemi ofruar, sepse në këtë rast është para së gjithash për popullin. Po vuajnë të pafajshmit, nënat, gratë, fëmijët, pleqtë po vriten në një luftë përfundimisht të kotë, për arsye se Rusia dhe Ukraina janë fqinjë dhe ata do të duhet të jetojnë pranë njëra-tjetrës.

“Ukraina ka të drejtë, si çdo vend, të zgjedhë rrugën e saj si shtet në kuadër të sovranitetit dhe integritetit të saj territorial. Më në fund, në një situatë të tillë, Evropa duhet të mendojë seriozisht, të rishqyrtojë dhe të zgjidhë marrëdhëniet me Rusinë. Rusia është fqinji ynë, mbi 80 milionë rusë jetojnë në pjesën gjeografikisht evropiane të Rusisë. Prandaj, ne jemi fqinjët e parë dhe evropianë të gjithë bashkë”, shprehet Kerimi në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të librit të tij të ri “Bota pa kufij”.

Ai në promovim bëri të ditur se diplomacia, e parë momentalisht nga prizmi i sotëm, është në situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe të pafuqishme. Si njeri i cili i ka kushtuar më shumë se gjysmën e jetës këtij profesioni, Kerimi porositi se është e nevojshme dhe duhet ta kthejmë diplomacinë në skenë të madhe, edhe atë diplomacinë shumëpalëshe.

“Nëse nuk i besojmë vetes dhe fuqisë sonë kreative, atëherë natën e mirë. Por, nuk është koha për natën e mirë, është koha për netë pa gjumë, për të angazhuar trurin tonë, kreativitetin, pa marrë parasysh nëse vijmë nga vende të mëdha apo të vogla. Këto rrënoja që po përjeton Ukraina, populli ukrainas për gati një vit, kjo luftë në tokën evropiane që ishte e paimagjinueshme 10, 15, 20 vjet më parë, duhet të jetë një paralajmërim i madh se duhet ta kthejmë diplomacinë në skenë të madhe, edhe atë diplomacinë shumëpalëshe. Prandaj edhe është e madhe përgjegjësia e Maqedonisë tani që kryeson OSBE-në, sepse ne duhet të gjejmë mënyra që mbi rrënojat e asaj që po shohim tani, të hapim kantiere të reja, ndërsa ka shumë kantiere që duhet të hapen”, shprehet Kerimi.

Ai me këtë rast, mes tjerash, përmendi, aleancën transatlantike mes Amerikës dhe Evropës, respektivisht BE-së dhe mospërputhjen e madhe midis pozicionimit gjeopolitik dhe pozicionimit gjeoekonomik, dhe si të thellohet integrimi evropian, respektivisht se si të pozicionohet BE-ja në botë e sotme të ndryshuar që me asgjë nuk i ngjan asaj në vitin e 45-ta kur u formua OKB-ja, e që, siç shprehet, as vetë OKB-ja nuk po shkon më në hap me kohën, meqë Këshilli i Sigurimit është bërë i shtypur dhe i pafuqishëm. Duhet të ridefinohen edhe marrëdhëniet midis BE-së, Evropës dhe Rusisë.

Ai është i mendimit se për shkak të sfidave serioze me të cilat përballet BE-ja, po vuan edhe Ballkani Perëndimor, e jo vetëm për shkak të asaj se jemi të ngadalshëm në reformat, nëse shteti i së drejtës ende nuk funksionon siç duhet. Brukseli, shprehet ai, duhet të pozicionohet edhe në raport me Rusinë dhe Amerikën.

“Rusia është fqinji ynë. Marrëdhëniet mes BE-së dhe Evropës dhe Rusisë duhet të ridefinohen. Nuk mund të jemi kundërshtarë, armiq. Nuk shkon fare bashkë. Diçka nga kjo duhet të ndodhë.Prandaj duhet të ulet dhe të mendohet për të biseduar nëse do të jetë kjo në kuadër të OSBE-së, apo në ndonjë palë tjetër të tretë. Këto janë pyetje të hapura. Por këto pyetje po parashtrohen”, konsideron Kerimi.

Ai siguron se ia vlen të bisedohet, të reformohen organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe KB-të, sepse një minutë paqe vlen më shumë se njëqind vjet luftë edhe atë pa fund.

Në hyrje të librit të tij Kerimi shprehet se ai u kushtohet të gjithë humanistëve dhe njerëzve që e konsiderojnë veten qytetarë të botës.

“Të jesh qytetar i botës, e kështu ndihem edhe unë personalisht, nuk është kurrfarë privilegji. Përkundrazi, është ndjenjë e lavdishme se i përket planetit tonë. Mishërimi i përsosmërisë. Kjo përkatësi shndërrohet në ndjenjë “përgjegjësie për tërësinë” dhe jo vetëm për “tënden”. Kjo është gjithashtu një përpjekje dhe besim në të ardhmen, në të cilën, gradualisht, por sigurt, do të mbizotërojë vetëdija universale. Sepse Universi është kuptimi ynë i jetës, kuptimi i ekzistencës sonë dhe një enigmë e përjetshme që na motivon të zbulojmë veten, të tjerët dhe të gjithë rrethimin tonë”, do të shprehet Kerimi.

Në promovimin e “Botës pa Kufij” folën profesorët dhe ish-ambasadorët Vasko Naumovski, Zvonimir Jankullovski dhe Ivica Bocevski në rolin e moderatorit, ndërsa letra urimi u lexuan nga ish-ministri federal i Punëve të Jashtme Budimir Llonçar dhe kreu aktual i diplomacisë Bujar Osmani. 

Related posts

Llapi afër akordit për të transferuar mesfushorin brazilian

Redaksia

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë pritet ta vazhdojë karrierën te Prishtina

Redaksia

Karellson: Estonia mund të ndihmojë për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut me ndarjen e përvojës së tyre

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More