Agjencia Zhurnal.mk.

Keni shpesh mavijosje? Arsyet e mundshme pse ato shfaqen papritur

Një mavijosje më së shpeshti shfaqet gjatë një goditjeje që shkakton dëmtim të lëkurës ose indeve nën lëkurë. Megjithatë, një mavijosje mund të ndodhë edhe pa goditje dhe si e tillë mund të jetë një shenjë se keni një problem të caktuar shëndetësor.

Duke qenë se lëkura nuk është e dëmtuar nga jashtë, nuk do të shihni të ashtuquajturën gjakderdhje të jashtme. Megjithatë, enët e gjakut nën lëkurë janë të dëmtuara dhe do të shkaktojnë gjakderdhje. Në fillim, mavijosja duket e kuqe ose vjollcë, dhe më vonë bëhet blu, jeshile, kafe ose e verdhë.

Hematologia Dana Angelini shprehet se është normale të shihen mavijosje të vogla në krahë dhe këmbë, por të nxirat e paprovokuara në trup, shpinë apo fytyrë, mund të jenë shkak për ndonjë problem shëndetësor.

Përveç lëndimeve, mavijosjet mund të shkaktohen edhe nga ilaçet, si aspirina, ibuprofeni dhe antidepresivët, si dhe ato që hollojnë gjakun. Edhe suplemente të caktuara, si xhensen, ginko dhe vaj peshku mund ta shkaktojnë këtë fenomen. Shkaqe të tjera të mundshme të mavijosjes është edhe mungesa e vitaminës B12, C ose K.

Gjithashtu, vëmendje duhet t’i kushtohet një çrregullimi të gjakut siç është e ashtuquajtura sëmundja Von Willebrand, hemofilia ose një çrregullim tjetër i ngjashëm i koagulimit të gjakut. Përveç kësaj, marrja drastike e alkoolit dhe kequshqyerja mund të shkaktojnë mavijosje.

Vizita te mjeku është e nevojshme nëse mavijosja juaj nuk largohet edhe pas shtatë ditësh, nëse ndodhet në një pjesë të trupit ku ka një probabilitet të ulët për lëndim dhe nëse vazhdon të kthehet. Nëse mjeku juaj nuk e njeh shkakun e mavijosjes, është e nevojshme t’ju urdhërojë për një analizë të detajuar të gjakut.

Related posts

Reduktoni kancerin me dietën meditarane e nordike

D V

Përfitimet shëndetësore nga lëngu i turshive

D V

Të mirat shëndetësore që vijnë nga produktet e qumështit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy