Agjencia Zhurnal.mk.

Këngëtari i njohur brazilian Pedro Henrique pëson kolaps dhe vdes në skenë

Një tragjedi ndodhi për fansat e këngëtarit brazilian të muzikës ungjillore, Pedro Henrique, teksa ai pësoi kolaps në skenë në mes të një performance dhe vdiq.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës gjatë një eventi fetar në Brazil, ku Pedro po këndonte një këngë kur papritmas ra i pafuqishëm në dysheme dhe gjithçka është xhiruar në një video, shkruan TMZ.

Pamjet tregojnë Pedron në skajin e skenës duke interaguar me turmën dhe duke e kënduar këngën “Vai Ser Tão Lindo”, kur duket se humbet ekuilibrin duke rënë prapa para bandës së tij dhe duke rënë në tokë.

Pas kolapsit të Pedros në skenë, njerëzit nxituan ta ndihmonin teksa turma e tmerruar shikonte në shok.

Pedro u dërgua nga vendi i koncertit në një klinikë mjekësore aty pranë, ku u shpall i vdekur dhe shtëpia e tij diskografike, Todah Music, njoftuan se ai pësoi një sulm në zemër.

Ai ishte vetëm 30 vjeç dhe ishte një këngëtar i njohur i zhanrit të cilin e këndo – pra muzikës ungjillore.

Pedro Henrique ndiqej nga mbi 1.3 milion njerëz në rrjetin social Instagram.

Related posts

Ronaldo shfaq fizikun muskuloz, shumë shpejt do ta ketë një konkurrent të fortë – djalin e tij

D V

“Faleminderit beb”, Blero zbulon darkën romantike që e dashura e tij ia bëri befasi

D V

Rita Ora flet në emisionin e famshëm amerikan “The View” për Kosovën: Po të mos emigronim, me gjasë nuk do të isha këtu ku jam sot

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy