Agjencia Zhurnal.mk.

Këngëtaret e estradës që iu dështuan ose i anuluan koncertet këtë verë

Periudha e verës për artistët shqiptarë është mjaft e ngarkuar me koncerte e mbrëmje muzikore.

Shpesh herë disa nga artistët shqiptarë i anulojnë këto koncerte për shkaqe të ndryshme, ose ato anulohen nga vetë organizatorët.

 

Unikkatil

Reperi i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA, Unikkatil ishte paraparë që të hënën të mbante një koncert në Klan Arena.

Mirëpo, reperi nuk kishte dalë fare në skenë, e sipas postimeve të ndryshme në rrjete sociale shkak ishte numri i vogël i pjesëmarrësve.

Skerdi

Në të njëjtin vend me Unikkatilin, kishte për të performuar edhe artisti tjetër, Skerdi, por ai për shkaqe shëndetësore anuloi këtë koncert ku dhe njoftoi fansat më herët lidhur me këtë veprim.

“Për shkaqe shëndetësore nuk mund të jem i pranishëm në koncertin e Unikkatilit”, shkroi Skerdi në InstaStory.

Butrint Imeri

Të martën mbrëma, Butrint Imerit iu anulua koncerti. Ai kishte paraparë që ky koncert të mbahej në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ por problemet teknike kanë bërë që të anulohet ky koncert.

“Me gjithë dëshirën për me e kalu sonte një super mbramje dhe me u mbledh nga gjithë Kosova e Diaspora, ju njoftojmë që për arsye teknike dhe operacionale eventi i planifikuar për sonte do të anulohet deri në një njoftim të ardhshëm për një datë të re brenda këtij sezoni të nxehtë veror”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Marini

Së fundmi u bë virale një video e reperit Marin i cili doli në skenë dhe anuloi koncertin, ku njoftoi se këtë po e bën për shkak të problemeve shëndetësore.

“Të më falni të gjithë për arsye se zëri im nuk është në gjendje të mirë nuk mund të performoj. Vetëm kam ardhur t’iu shikoj për respektin që kam për ju që keni ardhur. Kënaquni sonte, do iu shikoj edhe një herë tjetër”, tha ai.

Stresi

Jo vetëm një koncert, por reperi nga Shqipëria ka anuluar të gjitha koncertet për këtë sezon. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Stresi përmes një postimi në Instagram, ku ka deklaruar se ka nevojë për qetësi.

“I kërkoj ndjesë publikut. I kërkoj ndjesë të gjitha klubeve ku do performoja, por anuloj çdo aktivitet timin, kam nevojë për qetësi”, shkroi Stresi.

Buta

Buta ka anuluar të gjitha datat e koncerteve deri në një datë të pacaktuar, pas rastit tragjik që ndodhi në Ferizaj, ku vëllai i reperit qëlloi për vdekje me armë zjarri një person tjetër.

Pas arrestimit të vëllait të Butës, Qëndrim Januzit, reperi kishte informuar fansat se janë anuluar të gjitha datat deri në një kohë të pacaktuar.

“Për shkak të rastit që ka ndodh, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni kemi vendos me i anulu të gjitha datat deri në një kohë të pacaktuar. Gjithashtu e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodh”, ka shkruar Buta në postim.

Related posts

Princi Harry dhe Meghan Markle do të prezantojnë çmimin kryesor në “Oscars 2022” – atë për ‘filmin më të mirë’

D V

Pas Afrikës dhe Dubait, Enca Haxhia si destinacion të radhës të pushimeve zgjedh Turqinë

D V

Blero paralajmëron “Telenovela”, nesër publikohet kënga e shumëpritur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More