Agjencia Zhurnal.mk.

Kendall Jenner dhe Devin Booker nuk ndiqen më në rrjete sociale pas aludimeve për një lidhje të re të modeles me Bad Bunnyn

Devin Booker dhe Kendall Jenner kanë hequr nga lista e ndjekësve në Instagram njëri-tjetrin mes romancës së re të përfolur të modeles me Bad Bunnyn.

Ylli televiziv, 27-vjeçe dhe ish-basketbollisti, 26-vjeç, të cilët u ndanë në tetor të vitit 2022 pas një lidhje dyvjeçare, dërguan një sinjal të qartë se miqësia e tyre ka marrë fund, pasi Kendall u pa duke puthur muzikantin, 28-vjeçar.

Fansat filluan të spekulojnë se romanca e re e Kendall me fituesin e “Grammy”-t ishte arsyeja se përi ai bëri një veprim të tillë.

Foto: Shutterstock

Ai gjithashtu hoqi nga lista miken e ngushtë të Jenner, modelen e famshme, Hailey Bieber.

Sa i përket marrëdhënies së re, burime të afërta thonë se ata po kalojnë kohë shumë bashkë.

Foto: Getty Images

“Kendall së fundmi filloi të shoqërohej me të”, zbuloi një burim i dytë. “Ata u prezantuan nga miqtë. Ai u zhvendos në Los Angeles disa javë më parë dhe bleu një shtëpi”.

Në fakt, dyshja po përpiqen të fshehin çdo gjë që mund të krijohet mes tyre.

Foto: Instagram

Fundjavën e kaluar, pas darkës së bashku në Los Angeles, Jenner u largua nga restoranti përmes një dalje të veçantë me Bad Bunny.

Foto: Instagram

Related posts

Tension mes dy banoreve: Erjola lagë me ujë Eglën, ajo i hakmerret dhe ia hedh cigaret në pishinë

D V

“Mbretëresha e pistës së vallëzimit” – Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës “Elle” në Amerikë

D V

Emri i saj do të thotë “biznes” – Rita Ora shihet e lumtur në Sydney pasi ka lansuar në treg markën e saj të re të flokëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy