Agjencia Zhurnal.mk.

Këlliçi: Liderët e BE duhet të kuptojnë realitetin e Shqipërisë përtej kollarove të Ramës

I ftuar në “Milori  Live” në Klan News, Belind Këlliçi pasi ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e 110-vjetorit të Pavarësisë ka folur për protestën e parashikuar më 6 Dhjetor, ditë e cila përkon me mbledhjen në Tiranë të liderëve të BE-së. Pikërisht për këtë arsye policia refuzoi kërkesën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, për shkak se zhvillimi i tubimit brenda perimetrit të sigurisë  pengon zhvillimin normal të samitit dhe përbën rrezik real për sigurinë publike.

Gjithashtu policia ka sugjeruar që protesta të zhvillohet në një vend jashtë perimetrit të sigurisë, e ndërsa nga Bashkia Tiranë, është sugjeruar që ajo të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, mirëpo Belind Këlliçi ka thënë se protesta do të zhvillohet siç ishte menduar përpara kryeministrisë duke shtuar se  policia dhe bashkia e Tiranës nuk kanë të drejtë të japin leje, ato duhet vetëm të njoftohen.

Mirela Milori: Ka zëra dhe ka skeptikë dhe janë bërë debate, të cilët thonë se mund të ketë elementë që bëhen turbulentë në Shqipëri dhe mund ta shfrytëzojnë këtë moment. E merri përsipër ju që kjo protestë nuk do të përdoret nga njerëz që mund të  jenë jashtë pritshmërive tuaja pjesëmarrëse në protestë?

Belind Këlliçi: Ne kemi përgjegjësi për çdo thirrje që bëjmë ne si forcë politike, për çdo thirrje publike që bëjmë, për çdo person që ne angazhojmë si forcë politike dhe për çdo skenarë që përcaktohet dhe angazhohet nga Partia Demokratike. Këto skenaret e tjerë shpresoj dhe jam i bindur se nuk do të ndodhin. Ka një tentativë për të manipuluaropinionin publik, për të dhënë “Fake News” dhe për të krijuar një ide që do ndodhi gjëma dhe hataja në 6 Dhjetor, ndërkohë nuk do ndodh asgjë veç një ushtrimi demokracie që është protesta.

Mirela Milori: Në rast se policia do ju trajtoj si protestues të paligjshëm, do vendosë një kordon policie nuk do ju lejoj ndoshta të hyni në bulevard. Mund të merren masa ekstra edhe nga ata që shoqërojnë liderët.

Belind Këlliçi: Nuk ka arsye, se liderët e Bashkimit Europian të jeni e bindur çdo qytetar opozitar i vlerëson. Ata janë miq në shtëpinë tonë atë ditë dhe ne si vend njihemi për mikpritjen. Kjo nuk lidhet me liderët ndërkombëtar që janë të respektuar dhe të vlerësuar, kjo lidhet me arsyen që të gjithë këta lider europian duhet të kuptojnë realitetin në Shqipëri.

Mirela Milori: Mund të bllokohet aksi. Ju e keni vendosur protestën ku?

Belind Këlliçi: Përpara Kryeministrisë në orën 12 në mesditë.

I pyetur se çfarë do të ndodh në rast se bllokohet aksi ku duhet të zhvillohet protesta jo nga policia shqiptare po nga ata që  merren me sigurimin e liderëve europian Belind Këlliçi ka thënë se kjo gjë do të diskutohet dhe do të marrë një zgjidhje, por e rëndësishme është se protesta do të zhvillohet dhe zhvillimi i kësaj proteste paqësore do të jetë një lajm shumë i mirë.

Pasi sipas tij, liderët europian duhet ta kuptojnë realitetin në Shqipëri përtej kollareve me ngjyra të Edi Ramës, pasi shqiptarët  janë në gjendje të rrënuar ekomomike.

Related posts

Gjashtë të vdekur dhe 1.549 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

D V

I vodhën të moshuarës në Pukë 100 mijë lekë dhe e rrahën, arrestohet njëri prej autorëve

Xh M

Meta shkon në selinë e PD, takohet me Berishën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More