Agjencia Zhurnal.mk.

KE: Presim nga të gjithë të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në regjistrim

Bruksel, 6 shtator  – Komisioni Evropian i inkurajon të gjithë në Maqedoninë e Veriut të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe shton se regjistrimi është pjesë e procesit për inkuadrim në BE, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

 

Në koment për MIA-n, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, tha se në Bruksel ekziston kënaqësi që regjistrimi është në vijim në Maqedoninë e Veriut.

“Ky është trajnim i rëndësishëm. Të dhëna të sakta për numrin dhe karakteristikat e popullatës  janë thelbësore për zbatimin e politikave adekuate sociale, demografike dhe ekonomike për mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, deklaroi Pisonero për MIA-n.

Ajo thekson se Bashkimi Evropian pret nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut regjistrimi të zhvillohet  sipas standardeve dhe rregulloreve të BE-së, si pjesë e procesit inkuadrues për BE-në.

“Konsiderojmë  në të gjitha pjesët e shoqërisë pozitivisht të kontribuojnë ndaj operacionit të regjistrimit në mënyrë inkluzive dhe konstruktive”, tha Pisonero për MIA-n.

Popullata në Maqedoninë e Veriut nuk është regjistruar gati njëzet vjet. 

Related posts

Mot i vranët dhe i ftohtë me reshje shiu

D V

“Zoki, Zoki”, Zaev pritet me duartrokitje dhe brohoritje në selinë e LSDM-së

D V

“Pa emocione dhe pa eufori”! Ahmeti tregon se çfarë po bën BDI pas paralajmërimeve për shumicë të re

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More