Agjencia Zhurnal.mk.

Kë po dërgon Amerika në Bosnjë?

Presidenti i SHBA Joe Biden ka zgjedhur Michael Murphy si ambasadorin e ri të SHBA në Bosnjë dhe Hercegovinë, njoftoi Shtëpia e Bardhë, raporton portali Kliks, transmeton InfoShqip.

Murphy është një veteran i Departamentit të Shtetit të SHBA me përvojë 29 vjeçare dhe aktualisht punon si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Portofoli i tij përfshin sigurinë evropiane, kontrollin e ar mëve konvencionale dhe sigurinë e Arktikut, sipas një biografie në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Murphy ishte nënkryetari i misionit në ambasadën në Prishtinë nga 2009 në 2012, dhe para kësaj ai ishte një këshilltar politik në ambasadën Amerikane në Sarajevë për tre vjet.

Ai aktualisht mban gradën diplomatike të Ministrit Këshilltar.
Nuk dihet ende kur Senati do të votojë propozimin e Biden, pasi së shpejti do të marrë një pushim veror./InfoShqip.com

Related posts

Hezbollah sulmon një qytet kufitar në veri të Izraelit

Xh M

Kroatët zgjedhin perëndimin! Kryeministri mund presidentin populist, po nuk formon dot qeverinë

Xh M

Shpërthen vullkani në Indonezi, evakuohen qindra banorë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy