Agjencia Zhurnal.mk.

KE: Pjesërisht janë përmbushur rekomandimet për arsimin, pandemia ndikoi në progresin e reformave

Shkup, 21 tetor – Vendi është mesatarisht i përgatitur, ndaj sistemit arsimor dhe progresit të reformave në arsim thellësisht ndikoi pandemia me Kovid-19, sepse përpjekjet e Qeverisë ishin të përqendruara, para së gjithash, në krijimin e mjedisit për mësim në distancë, bën të ditur Komisioni Evropian (KE) në Kapitullin 26 të Raportit për progresin e Maqedonisë së Veriut në vitin 2020.

 

“Si rezultat i pandemisë Kovid-19, arsimi kryesisht realizohej përmes mësimit në distancë. Ministria e Arsimit miratoi protokolle dhe udhëzime të reja për racionalizim të programeve mësimore dhe mbështetje të shkollave dhe kuadrit mësimor në zbatimin e modelit të kombinuar të mësimit. Koncepti i ri për zhvillim të sistemit për mësim në distancë në arsimin fillor dhe të mesëm, ishte miratuar në korrik të vitit 2020 dhe ishte zhvilluar platformë nacionale për mbështetje të mësimit në distancë”, thuhet në Raportin e KE-së.

Konstatoi se zbatimi i qëllimeve nga Strategjia për arsim 2018-2025 po përparon ngadalë, si dhe zbatimi i sistemit adekuat për monitoring. Rekomandimet e raportit të vitit të kaluar janë përgatitur vetëm pjesërisht dhe vlejnë.

Në vitin e ardhshëm Maqedonia e Veriut duhet veçanërisht t’i përkushtohet zbatimit të kornizës strategjike për arsim, para së gjithash në qëllimet për arsimin parashkollor dhe reformë për arsimin dhe trajnimin profesional, në përmirësimin e mbështetjes për trajnim dhe zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe sigurimin e procesit efektiv të vlerësimit, të përmirësohet qasja në arsim cilësor për të gjithë, veçanërisht për fëmijët me nevoja të veçanta dhe për fëmijët romë, si dhe të rritet regjistrimi në moshën parashkollore.

Në raportin e KE-së shënohet miratimi i Ligjit të ri për arsimin fillor dhe zbatimi i tij nga viti shkollor 2019/2020, me të cilin sigurohet bazë për arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor. E përmend edhe Konceptin e fundit për arsim fillor të cilin MASH e miratoi në mars të këtij viti, i cili siç bën të ditur, e thekson gjithpërfshirjen, ndjeshmërinë gjinore/barazinë dhe interkulturalizmin si parime kyçe.

Sa i përket konceptit të miratuar për arsim gjithpërfshirës nga korriku i vitit 2020, raporti shënon se janë formuar ekipe gjithpërfshirse në shkollat fillore dhe të mesme dhe janë përgatitur plane individuale arsimore për nxënësit me nevoja të veçanta. Janë siguruar mjete për 323 asistentë arsimorë në shkolla, ndërsa që t’iu lehtësohet qasja këtyre nxënësve bëhen edhe rikonstruime dhe projekte infrastrukturore. Ndahen bursa për ta, si dhe për fëmijë romë. KE thekson se janë angazhuar ndërmjetësues arsimorë romë për mbështetje të fëmijëve romë në arsimin fillor në nivel lokal, ndërsa po rritet dhe përqindja e studentëve romë të regjistruar në institucionet e arsimit të lartë gjatë tre viteve të ardhshme, prej 42 në 48 për qind.

Komisioni Evropian në raportin vjetor i cili i shënon rezultatet e dobëta në testimin ndërkombëtar për matematikë (TIMSS) për vitin 2019, të cilat ishin prezantuar në dhjetor të vitit 2020, sipas të cilëve vendi ishte renditur në vendin e 45-të për arsimim në matematikë dhe në vendin e 51-të për shkencat natyrore në mesin e 58 vendeve që morën pjesë. Bën të ditur edhe se vendi i ka vazhduar përgatitjet për pjesëmarrje në testimin PIRLLS në vitin 2021 dhe për testimin e ri PISA i cili nga viti 2021 është shtyrë për vitin 2022.

Tregon edhe për ndryshimet e Ligjit për arsim dhe trajnim profesional dhe program i reformuar katërvjeçar zbatohet përgjatë të gjitha shkollave në vend. Themelimi i tri qendrave rajonale për arsim profesional dhe trajnim, sipas KE-së, pritet ta përmirësojë efektivitetin e reformës për arsim profesional.

Gjithashtu, përmendet edhe Ligji i ri për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionistë në shkolla fillore dhe të mesme, i miratuar në tetor të vitit 2020.

Edhe pse është arritur progres i caktuar sa i përket arsimit parashkollor, niveli i regjistrimit mbetet i ulët, që ka të bëjë edhe me pandeminë. Vetëm 45 për qind e fëmijëve prej tre deri gjashtë vjet janë regjistruar në institucione të licencuara arsimore në vitin 2020-2021, që është rritje e lehtë në krahasim me vitin e kaluar. Është ndryshuar Rregullorja për standarde dhe norma për arsimin parashkollor me qëllim që të përmirësohet qasja dhe përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta në institucionet publike dhe private.

Mbetet e ulët përqindja e të regjistruarve në arsimin e lartë, numri i studentëve të regjistruar në vitin e parë të studimeve po ulet gjatë tre viteve të fundit.

KE thekson edhe se Maqedonia e Veriut vazhdon në mënyrë aktive të marrë pjesë në programin Erasmus+ dhe në Korpusin Evropian Solidar dhe se Agjencia Nacionale për Programe Evropiane Arsimore dhe Mobilitet e përgatiti dhe nënshkroi programin për punë për periudhën e re programore 2020-2027. Vendi ynë, siç është bërë e ditur në Raport, ka shprehur gatishmëri që përsëri t’i bashkohet Erasmus+ si vend i tretë shoqërues për periudhën programore 2021-2027. Shoqërimi formal pritet të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Related posts

OSBE-ja dhe BE-ja do të monitorojnë rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë

Z H

20 vjet nga Marrëveshja e Ohrit: Shqiptarët janë më mirë se para lufte por ende ka vend për përmirësim

Z H

Moti sot në RMV

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More