Agjencia Zhurnal.mk.

KE: Normë 96% të pajtueshmërisë e RMV-së me politikën e jashtme të BE-së

Shkup, 25 tetor – Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të jetë e përgatitur mesatarisht në fushën e politikës së përbashkët të jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes, vlerësohet në raportin e KE -së për përparimin e vendit për vitin 2021, me ç’rast theksohet se pajtueshmëria me vendimet e BE-së dhe Këshillin Evropian është 96 për qind.

 

Është arritur një përparim i caktuar në periudhën e raportimit, me pajtueshmërinë e shtuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet e BE-së për menaxhimin e krizave. Në vitin e ardhshëm, vendi duhet të jetë veçanërisht i përkushtuar për të përmirësuar më tej pajtueshmërinë e tij me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Gjegjësisht, thuhet se ka vazhduar dialogu i rregullt politik për çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë ndërmjet BE-së dhe vendit, është vendosur korniza institucionale e cila mundëson pjesëmarrjen e vendit në Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe në Politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes.

Maqedonia e Veriut, qëndron më tej në raport, mban një marrëveshje dypalëshe imuniteti me Shtetet e Bashkuara, e cila u jep qytetarëve amerikanë përjashtime nga juridiksioni i Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Duke vepruar kështu, vendi nuk i respekton qëndrimet e përbashkëta të BE-së për integritetin e Statutit të Romës ose parimet përkatëse udhëzuese të BE-së për marrëveshjet dypalëshe të imunitetit.

Lidhur me mospërhapjen, ndër të tjera, thuhet se vendi vazhdoi me zbatimin e Udhërrëfyesit Rajonal për vitin 2018 për një zgjidhje të qëndrueshme të posedimit, abuzimit dhe tregtisë ilegale të armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve të saj në Ballkanin Perëndimor.

Për sa i përket bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare, theksohet se vendi siguroi kryesimin e OSBE-së në vitin 2023, në nëntor 2020, u bë anëtari i 13-të i Këshillit të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC) dhe bashkëkryesues, me Bullgarinë, në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme në procesin e Berlinit.

Sa i përket masave të sigurisë, theksohet se është në fuqi ligji për informacionet e klasifikuara, bazuar në Vendimin e Këshillit të vitit 2013. Janë miratuar akte nënligjore që rregullojnë inspektimin e punës me informacion të klasifikuar si dhe sigurinë personale. Në shkurt 2021, u nënshkrua një marrëveshje me Greqinë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacioneve konfidenciale.

Maqedonia e Veriut e ka ratifikuar marrëveshjen teknike ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore, Rajonin e Informacionit Luftarak Shkup (LWSS).

“Vendet anëtare duhet të jenë në gjendje të angazhohen në dialogun politik brenda kornizës së politikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, t’i respektojnë deklaratat e BE-së, të marrin pjesë në veprimet e BE-së dhe të zbatojnë sanksionet e dakorduara dhe masat kufizuese”, thuhet në raportin.

Lidhur me kërcënimet hibride, Maqedonia e Veriut thuhet se i është bashkuar tre partnerëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor në kërkimin e rrezikut hibrid të BE-së për të identifikuar dobësitë sistematike për të siguruar ndihmën nga Unioni në ato zona ku ato zbulohen. Strategjia Kombëtare për ndërtimin e rezistencës dhe përballjen me kërcënimet hibride (2021-2025) është finalizuar dhe synon t’i përgjigjet rekomandimeve të Anketës për rrezik hibrid 2020, konstaton Raporti i KE-së.

Related posts

Kryetari i Novi Pazarit, Nihat Bishevac për vizitë në Çair

D V

Menduh Thaçi thotë se është me Zoran Zaevin

D V

Qeveria serbe: Ballkani i Hapur do të kontribuojë për bashkëpunim më të mirë të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More