Agjencia Zhurnal.mk.

KE: Mbetet e ulët cilësia e infrastrukturës transportuese dhe logjistikës tregtare

Cilësia e infrastrukturës transportuese dhe logjistikës tregtare, sipas Raportit të Komisionit Evropian për avancimin e shtetit, mbetet e ulët.

 

“‘Korridorit 8’ transevropian rrugor i duhet sendërtim i konsiderueshëm në nivel të autostradës. Në qershor të vitit 2021, afati i dytë për përfundimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër u prolongua. Ndërtimi i ‘Korridorit 8’ hekurudhor ndaj Bullgarisë përballet me anulime të konsiderueshme. Sendërtimi i lidhjeve ndërkufitare hekurudhore dhe lehtësimi i kalimeve të hekurudhës ‘Koridori 10’ zhvillohen me vonesë. Stacioni i përbashkët kufitar hekurudhor me Serbinë në Tabanoc ende është në fazë të planifikimit. Mbajtja dhe shërbimi i rrugëve rajonale dhe lokale dhe sistemet hekurudhore duhet të përmirësohen”, theksohet në Raport.

Vlerësimi i përgjithshëm i KE-së është se në fushën e transportit shteti është mesatarisht i përgatitur, ndërsa është arritur avancim i kufizuar, veçanërisht sa i përket lidhjes.

Sipas KE-së, shumë vite për sektorin transportues nuk ka kapacitet administrativ dhe operativ dhe veçanërisht përcaktim politik që të realizohen reformat e nevojshme sektoriale. Nuk ka avancim në përfundimin e reformave kyçe në sektor dhe mbesin rekomandimet nga vitet paraprake.

Siç theksohet në Raport, në pjesën e legjislacionit të përgjithshëm transportues tani më janë vendosur dokumente kyçe strategjike për transport dhe nënsektorët e tij, ndërsa avancim të kufizuar vlersëohet në përgatitjen e planit të veprimit të Strategjisë kombëtare për transport për vitin 2018-2030.

“Kapacitetet operative dhe administrative për të gjitha llojet e transportit mbeten të dobëta. Ky organizim pengon zbatimin e duhur të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në fushën e transportit. Ligji për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Hekurudhore nuk është zbatuar plotësisht, nuk është themeluar Organi i pavarur për Hetimin e Aksidenteve Hekurudhore. Nevojiten më shumë përpjekje për të zbatuar legjislacionin e BE-së për të drejtat e pasagjerëve për të gjitha mënyrat e transportit dhe për të transpozuar plotësisht Direktivën e Sistemit Inteligjent të Transportit (ITS) dhe për të futur ligjet përkatëse kombëtare. Strategjia ITS me burimet e lidhura ende mungon”, shtohet dokumenti.

Korniza ligjore për transportin rrugor në masë të madhe është e harmonizuar me të drejtën e BE-së.

“Megjithatë, legjislacioni nuk është në hap me ndryshimet në të drejtën e BE-së. Legjislacioni për materie të rrezikshme është në harmonizim me të drejtën e BE-së, por nuk është arritur avancim në vlerësimin e konformitetit të pajisjes ekzistuese për transportin e materieve të rrezikshme. Avancim është arritur ndaj formimit të trupit ekzekutiv për siguri në komunikacionin rrugor. Nevojiten më shumë përpjekje për harmonizim me të drejtën e mbrojtjes sociale dhe sigurisë”, theksohet në raport.

Related posts

Ziadin Sela në Tetovë: Jemi dëshmuar me menaxhim në komunat tjera, me Vullnet Murselin do dëshmohemi edhe në komunën e Tetovës

Redaksia

Analizë/ Cilat janë premtimet e pa realizuara të Georgievskit në Gazi Babë

N E

Zaev: Dorëheqjet janë akt i lartë moral dhe etik, vijojnë vendime për përgjegjësi të konfirmuara vetëm sipas fakteve nga hetimi i ekspertëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More