Agjencia Zhurnal.mk.

KE: Ekonomia maqedonase këtë vit me rritje prej 4 për qind, ndërsa vijuesen 3,9

Shkup, 11 nëntor – Maqedonia e Veriut do të shënojë rritje ekonomike prej 4 për qind këtë vit, ndërsa në vitin 2022 prej 3,9 për qind, parashikon Komisioni Evropian në parashikimin makroekonomik të vjeshtës për vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate.

 

KE vlerëson se rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë së Veriut po bën përparim të mirë, ndërsa kërkesa e brendshme dhe e jashtme po rritet. Përparimi pritet të vazhdojë gradualisht në 2022 dhe 2023, bazuar në rritjen e konsumit të brendshëm dhe kërkesës nga jashtë.

Rritja reale e BPV-së parashikohet të jetë mesatarisht 3.9 për qind midis 2021 dhe 2023. Rimëkëmbja e financave publike me shumë gjasa do të zgjasë më shumë sesa pritej më parë. Nevojat për financim për planet e reja ambicioze të investimeve publike të qeverisë dhe zbatimi i vazhdueshëm i masave kundër krizës me shumë gjasa do të çojnë në nivele të larta të qëndrueshme të deficitit fiskal, thuhet bë projeksionin ekonomik të vjeshtës të KE për Maqedoninë e Veriut.

Si rreziqe për perspektivën pozitive të rritjes janë theksuar vazhdimi i pandemisë Kovid-19, ngadalësimi i shkallës së vaksinimit dhe masat e mundshme shtesë kufizuese. Ndërprerja e zgjatur e zinxhirëve të furnizimit mund të ndikojë negativisht në pritjet e eksportit. Për të forcuar qëndrueshmërinë fiskale, qeverisë do t’i duhet të rregullojë me kujdes tërheqjen graduale të mbështetjes për krizën fiskale dhe zbatimin e agjendës së saj ambicioze të investimeve. Skenari fiskal duhet të parashikojë zbatimin e shpejtë të masave për të përmirësuar menaxhimin fiskal dhe menaxhimin e investimeve publike.

Related posts

Mjeku Valbon Limani është zgjedhur Kryetar i Këshillit në Komunën e Gostivarit

D V

Analizë e raportit të KE-së/ BE-ja ende nuk është e kënaqur plotësisht me reformat në Maqedoni

N E

Koen: Investoni në rini, tregojuni se kanë mundësi në vend

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More