Agjencia Zhurnal.mk.

KE do t’i publikojë parashikimet ekonomike të vjeshtës për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 11 nëntor – Komisioni Evropian sot do t’i publikojë parashikimet makroekonomike të vjeshtës për vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate, mes të cilave edhe për Maqedoninë e Veriut.

Parashikimet ekonomike të KE-së për Maqedoninë e Veriut – vjeshtë 2021, në një takim me gazetarë sot paradite në Shkup do t’i prezantojë Frek Janmat, shef i Departamentit Ekonomik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në vend.

Komisioni Evropian i publikon parashikimet makroekonomike për BE-në, vendet e saj anëtare dhe vendet kandidate katër herë në vit, në pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër.

Related posts

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

D V

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe shi, në male borë

D V

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy