Agjencia Zhurnal.mk.

KB: Pothuajse një milion njerëz në shtetet e varfra janë të uritur

Pothuajse një milion njerëz në Afganistan, Etiopi, Sudanin Jugor, Somali dhe Jemen janë të uritur apo, në mungesë të ndihmës së jashtme, do të përballen me uri këtë vit sepse po përkeqësohet kriza globale me ushqim, paralajmëruan agjencitë e Kombeve të Bashkuara.

 

Forcat shtytëse primare të urisë janë konfliktet lokale dhe kushtet ekstreme të motit, që këtë vit janë përkeqësuar me destabilitetin ekonomik lidhur me pasojat nga pandemia me Kovid-19 dhe invazioni rus ndaj Ukrainës.

Sipas Organizatës për ushqim dhe bujqësi (FAO) “thatësia e madhe në Bririn afrikan i shtyu njerëzit në skaj të urisë. Kriza globale me ushqim dhe pasiguria e ushqimit shpejtë po përhapen në botë. Pa përgjigje gjithpërfshirëse humanitare, situata me siguri do të përkeqësohet në muajt në vijim”.

Në raport ceket se trendet e tilla me siguri do të vazhdojnë në muajt në vijim, me rritje shtesë të varfërisë dhe pasigurisë kur bëhet fjalë për ushqimin, ndërkaq ekziston edhe kërcënimi në rritje nga trazirat qytetare të nxitura nga problemet socio-ekonomike në rritje. 

Related posts

Greqi: E ëma e çoi në spital sepse kishte dhimbje koke, fëmija vdes papritur

Z.H

SHBA-ja dhe aleatët e saj kritikojnë Rusinë në OKB për sulmin ndaj termocentralit më të madh bërthamor në Evropë

D V

Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden bën vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More