Agjencia Zhurnal.mk.

KB: Miliona fëmijë dhe gra të rrezikuar pas vërshimeve në Pakistan

Shkup, 1 shtator – Miliona fëmijë dhe gra shtatzëna janë të rrezikuara në rajonet e goditura nga vërshimet në Pakistan dhe u nevojitet ndihmë urgjente humanitare, kumtoi Fondi ndërkombëtar i fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF).

 

Fëmijët po përballen me sëmundje, mbytje dhe mosushqim për shkak të vërshimeve në shtetin jugor aziatik, thuhet në raportin e UNICEF-it.

Fëmijët janë posaçërisht të prirë drejt sëmundjeve të cilat barten përmes ujit, siç janë diarea, infeksionet respiratore dhe sëmundjet e lëkurës, shton UNICEF.

Në vërshimet e shkaktuara nga reshjet më të rrëmbyeshme në mbi 30 dekada jetën e humbën 1.200 njerëz nga mesi i qershorit dhe goditën mbi 33 milionë, kryesisht në pjesët e varfra jugore dhe jugperëndimore të vendit.

Pothuajse 600.000 gra shtatzëna në rajonet e goditura nga vërshimet kanë nevojë urgjente për kujdes mjekësor dhe shërbime për shëndet mental, kumtoi Fondi për popullatë i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

“Pothuajse 73.000 gra të cilat pritet të lindin muajin e ardhshëm do të kenë nevojë për shoqërues të kualifikuar, kujdes për foshnjat dhe mbështetje”, thuhet në raportin e agjencisë.

Miliona gra dhe vajza, gjithashtu, po përballen me rrezik të dhunës gjinore, theksoi UNFPA duke i cekur kërcënimet në rajonet ku familjet jetojnë në strehimore të improvizuara me tenda pa qasje drejt tualeteve dhe kanalizimit adekuat

Related posts

Izraeli bombardon Hamasin/ Goditen disa baza ushtarake të militantëve

Redaksia

Jill Biden, takim surprizë në Ukrainë me Zonjën e Parë të vendit, Olena Zelenska

Xh M

Derisa po hapnin bunarin gjetën një safir në Shri Lankë, më të madhin në botë – vlera e tij është rreth 100 milionë dollarë dhe peshon 510 kilogramë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More