Agjencia Zhurnal.mk.

KB-ja apelon që t’u lejohet vajzave afgane shkollimi

Kombet e Bashkuara u kanë bënë thirrje talebanëve që t’i rihapin shkollat e mesme për vajzat në mbarë Afganistanin, duke e dënuar ndalimin e shkollimit një vit më parë dhe duke e cilësuar këtë vendim si “tragjik dhe të turpshëm”.

 

“Disa javë pasi morën pushtetin në gusht të vitit të kaluar, islamikët e linjës së ashpër rihapën shkollat e mesme për djemtë më 18 shtator të vitit 2021, por ndaluan vajzat që të ndiqnin shkollimin e mesëm. Më 23 mars, Ministria e Arisimi hapi shkollat e mesme për vajzat, por brenda orësh, udhëheqja e talebanëve urdhëroi që shkollat të mbylleshin sërish dhe që atëherë, mbi një milion vajza janë privuar nga arsimimi në mbarë vendin”, kumtoi Misioni për ndihmë në Afganistan i OKB-së (UNAMA).

Markus Potcel, ushtrues i detyrës së drejtorit të UNAMA-s tha se kjo është tragjike, është e turpshme dhe është një përvjetor që do të duhej të shmangej.

“Është thellësisht e dëmshme për një gjeneratë vajzash dhe për vetë të ardhmen e Afganistanit”, shtoi ai.

Shefi i OKB-së, Antonio Guteresh u bëri thirrje talibanëve që të heqin ndalesën.

“Një vit i humbur i dijes dhe i mundësisë që nuk do të kthehet kurrë. Vajzat e kanë vendin në shkollë, talebanët duhet t’i lejojnë që ato të kthehen në shkolla”, shkroi Guteresh në Tuiter.

Disa zyrtarë talibanë kanë thënë se ndalesa është e përkohshme, por gjithashtu kanë dhënë një sërë justifikimesh për mbylljen e shkollave nga mungesa e fondeve për të rimodeluar kurrikulën në bazë të mësimit islam.

Pasi morën pushtetin më 15 gusht të vitit të kaluar, pas tërheqjes së trupave të huaja, talibanët premtuan se regjimi i tyre do të ishte më i butë sesa kur udhëhoqën me Afganistanin në periudhën 1996-2001.

Por, brenda ditësh ata nisën të vendosnin kufizime të ashpra ndaj grave dhe vajzave, duke u bazuar në versionin e tyre të Islamit dhe i larguan vajzat e gratë nga jeta publike e Afganistanit.

Përveç se kanë mbyllur shkollat për vajzat, talebanët po ashtu u kanë ndaluar grave që të punojnë punë qeveritare dhe i kanë urdhëruar që të mbulohen në publik, kryesisht duke veshur burka.

Disa shkolla të mesme për vajzat janë ende të hapura në disa provinca larg Kabulit dhe Kandaharit, që janë qendrat e pushtetit të talibanëve.

Related posts

Abazoviq: Nuk shoh ndonjë problem nëse shkojmë sërish në zgjedhje

D V

Norvegjia do të ofrojë dozën e tretë për të rriturit

N E

Theret me thikë brenda kishës prifti në Francë, plagoset edhe murgesha që tentoi ta ndalonte

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More