Agjencia Zhurnal.mk.

Kazermat në Petrovec dhe Kumanovë do të kalojnë në ngrohje me gaz natyror

Shkup, 9 korrik – Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në deklaratë për mediumet do të informojë për ndërrimin e energjensit të shfrytëzuar për ngrohje të kazermave “Strasho Pinxhur” në Petrovec dhe “Boro Menkov” në Kumanovë nga mazuti dhe nafta në gaz natyror, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes (MM).

 

Me ndryshimin e mënyrës së ngrohjes, potencojnë nga MM, është ndikuar në ruajtjen e mjedisit jetësor duke e marrë parasysh se gazi natyror është energjens më ekologjik, ndërsa njëkohësisht zvogëlohen mjetet e nevojshme për ngrohje të objekteve në kazermë.

Deklaratës së Shekerinskës do t’i paraprihet takim me personat përgjegjës në Ministrinë dhe me përfaqësuesit e kompanive të cilët janë zgjedhur në furnizim publik për realizimin e ndryshimit të mënyrës së ngrohjes të këtyre kazermave.

Related posts

Aliti: Nuk ka kapital rus në shoqatat në shtëpitë e brokerimit

Z.H

Shpallet thirrje për rikonstruimin e 13 rrugëve në shtatë komuna

Z.H

Reisul ulema priti në takim përfaqësuesin e lartë të dijanetit të Turqisë, Nadër Ajdën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More